Hygerta Meta mori përsipër vrasjen e babait të saj, Beqiri në ‘Pa Gjurmë’: Mund ta ketë bërë për të shpëtuar vëllezërit nga dënimi i përjetshëm

Avokati Idajet Beqiri nëpërmjet një lidhje skype për emisionin “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume në Report TV foli për vrasjen e Pëllumb Metës nga 3 fëmijët e tij të cilët u lanë sot në burg.

Beqiri tha se mbetet për t’u zbuluar motivi i vërtetë i vrasjes, duke aluduar se konflikti për fejesën e detyruar të vajzës Hygerta Metaj, nuk është shkak për të shkuar në një ekstrem të tillë.

Sipas avokatit, Hygerta Meta e cila mori sot përsipër vrasjen e babait të saj duke thënë se e kishte kryer ajo krimin, mund ta ketë bërë një gjë të tillë edhe për të shpëtuar vëllezërit e saj sepse këta të fundit mund të dënoheshin me burgim të përjetshëm për një vepër të tillë.

“Nëse e kanë bërë në bashkëpunim, vëllezërve u jepet dënim i përjetshëm ndërsa vajzës jo sepse nuk e kemi ne dënimin e përjetshëm për vajzat dhe gratë. Kjo është një ndër arsyet pse mund ta marrë përsipër vajza krimin pasi dënimi për të mund të jetë më i lehtë.  Mund të jetë edhe kjo një arsye pse vajza e ndërmerr këtë veprim për të shpëtuar vëllezërit e saj”- tha avokati.

Avokati tha se ka pasur mënyra të tjera nëpërmjet të cilëve mund të shmangej krimi i rëndë, nëse vërtet shkaku ka qenë fejesa me detyrim e 19 vjeçares.

“Sido të jetë, djemtë janë më të fuqishëm dhe e bëjnë zap babain. Nuk u bënte dot gjë se janë më të fuqishëm. Nuk është ky motivi. Ajo është familje vërtet shumë e dhunshme. Diçka tjetër ka, po të jetë kjo e fejesës nuk është shkak që t’i lehtësojë. Sepse kjo mund të pengohej, i thonin motrës të shkojë të jetojë në qytetin Studenti sepse edhe studionte apo në Itali të strehohej”- u shpreh Beqiri.


Lajmi kryesor:

INTERVISTA/ ‘Vajza më tha mos e kërko më babanë se e kam vrarë!' Rrëfehet për ‘Pa Gjurmë’ gruaja e Pëllumb Metës


B.V/N.Xh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin