Hyn në fuqi akti normativ/ 1.4 mld lekë për shpërblimin e shtresave në nevojë për fundvit! Jepen 2 mld lekë për 60 bashki për të larë borxhet

Hyn në fuqi akti normativ/ 1.4 mld lekë për shpërblimin e shtresave në nevojë për fundvit! Jepen 2 mld lekë për 60 bashki për të larë borxhet

Foto ilustruese

1 miliardë e 430 milionë lekë do të shpërndahen si shpërblim për fundvit për 285 mijë qytetarë të shtresave në nevojë që do të marrin 5 mijë lekë. Bonuse sociale do të përfitojnë 64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, 73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar, 36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike, 68 mijë invalidë të punës, 44 mijë përfitues të pensioneve familjare.

Në aktin normativ të rishikimit të dytë të buxhetit që ka hyrë në fuqi është janë parashikuar edhe 2 miliardë lekë për t’ju dhënë bashkive për të shlyer detyrimet e prapambetura. 

“Fondi prej 2 000 milionë lekësh shpërndahet ndërmjet bashkive në bazë të kritereve të formulës së përdorur për shpërndarjen e transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme për vitin 2023. Kjo transfertë, në radhë të parë, përdoret për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe, pasi të jenë shlyer këto detyrime, përdoret për shpenzime të tjera. Kjo transfertë nuk përdoret për shpenzimet e rindërtimit.”, thuhet në akt normativ. 

Nga ky fond do të përfitojnë të gjitha bashkitë përveç Tiranës, e cila vlerësohet se ka potencial të lartë fiskal për të mbledhur të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore. Pjesa më e madhe e fondeve që shkon për pushtetin vendor është e ndarë mes 10 bashkive. 

Durrës           127.6 mln lekë
Elbasan         101.7 mld lekë
Shkodër             96 mln lekë
Fier                 89.4 mln lekë
Vlorë              81.7 mln lekë
Kamëz            76.5 mln lekë
Korçë             64.4 mln lekë
Lushnje          60.6 mln lekë
Pogradec        52.3 mln lekë
Dibër              59.7 mln lekë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në fund të muajit shtator totali i detyrimeve të prapambetura të qeverisë vendore ishte rreth 7.62 miliardë lekë, nga të cilat: Investimet zënë peshën më të madhe të stokut të detyrimit me rreth 50.1%, detyrime të prapambetura të tjera me rreth 26.9%, shërbime me rreth 10.1%, vendimet gjyqësore rreth 7.3%, mallra me rreth 3.1%.

Ndërkohë pak ditë më parë një raport i KLSH, evidentonte se ishin 12 bashki me probleme financiare dhe se 4 prej tyre ishin në vështirësi të mëdha. Nga këto bashkitë Dimal, Cërrik, Vorë dhe Kavajë klasifikoheshin në vështirësi, dhe që do të mbështeten me fonde nga ky akt normativ. Konkretisht Bashkia Dimal do të marrë 19.8 milionë lekë, bashkia Cërrik merre 21.5 milionë lekë, Bashkia Vorë merr 18.2 milionë lekë dhe ajo e Kavajës merr 32.9 milionë lekë.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dakord: 19/12/2023 09:50

    Shkurt. Kush jetpn në Tiranë, Korçë, Berat duhet të paguajë taksa vendore edhe për durrësin, kamzën etj. Një punon e 7 hanë qyl në këtë vend.

    Përgjigju
    • Bashkim Evropian: 22/12/2023 17:04

      Keshtu paguan gjermania Italia etj taksa per ballkanin perendimor e shoke edhe nuk ankohen shqiptaret ankohen per veten e tyre ! Bote e quditshme

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë