VLORE- Një pushues ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Zvërnec. Viktima është Robert Duraj 29-vjeç. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:56 në plazhin e Zvërnecit, ku i riu ka pësuar infarkt në zemër, teksa ka hyrë në ujë në ujë. Viktima është nga fshati Peshtan i Fierit, i martuar me një fëmijë.

Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se Durajt i është dhënë ndihma e parë me shpejtësi nga pushuesit e tjerë dhe ambulanca që erdhi me shpejtësi, por i riu nga Fieri nuk mundi që të mbijetonte.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes. Këtë sezon turistik në plazhet shqiptare kanë humbur disa pushues.