Hyrja në NATO, Maqedonia kërkon ndihmë në OKB
Minsitri i jashtëm maqedonas Nikola Poposki pritet të takojë sot Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon për t’i kërkuar të mbajë më tepër parasysh vendimin e Gjykatës Ndërkomëbatre të Drejtësisë e cila e konsideroi illegal bllokimin që Greqia i bëri anëtarësimit të Maqedonisë në NATO në vitin 2008.
NJU JORK - Minsitri i jashtëm maqedonas Nikola Poposki pritet të takojë sot Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon për t’i kërkuar të mbajë më tepër parasysh vendimin e Gjykatës Ndërkomëbatre të Drejtësisë e cila e konsideroi illegal bllokimin që Greqia i bëri anëtarësimit të Maqedonisë në NATO në vitin 2008.
Lobimi i Poposkit në OKB shihet si një përpjekje e fundit e Maqedonisë për të shtyrë përpara përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO përpara samitit të majit.
Maqedonia dhe Greqia kanë një mosmarrëveshje në lidhje me emrin e ish-republikës jugosllave që zgjat prej dy dekadash. Greqia bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në 2008, megjithëse që prej 1995 të dy vendet kishin një marrëveshje ad interim të ndërmjetësuar nga OKB.
Gjykata Ndërkombëtare vendosi se Greqia e kishte thyer marrëveshjen duke bllokuar hyrjen e Maqedonisë në NATO, por vendimi nuk ishte detyrues ndaj Greqisë.
Diplomatë amerikanë, ashtu si edhe sekretari I NATO-s Rasmussen, janë shprehur se Maqedonia do duhej të arrinte së pari një marrëveshje më Greqinë për çështjen e emrit e pastaj të hynte në NATO.
(ep/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3959
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbia intensifikon lobimin e saj në Perëndim
28 Korrik 2023, 16:56
-
Skandali i lobimit të Katarit në PE, zv. Presidentja jep dëshminë: I kërkova tim ati të merrte paratë nga shtëpia ime, nuk ishin të mijat
16 Dhjetor 2022, 21:26
-
Deputetët francezë kërkojnë komision hetimor për financimet ruse në politikë, akuzojnë partinë e Le Pen
24 Shtator 2022, 17:23
-
Dosja e SPAK, Petrit Vasili firmosi kontratat e lobimit të Metës me para të dyshimta, nuk u deklaruan në KQZ dhe ILDKP! Rrezikon të merret i pandehur
11 Korrik 2022, 16:26
-
Ato ditë kur presidenti ngjizte lobing me 700 mijë dollarë
22 Qershor 2022, 09:58
-
Gazetarja Xharra: Politikanët kanë paguar për lobimin e tkurrjes së Kosovës
8 Qershor 2020, 23:00