Hysaj: Kjo kombëtarja më cilësore që Shqipëria ka patur, me Poloninë na ka mbetur inati! Reja i frikësohet San Marinos

I rikthyer pas mungesës për shkak të kartonave kundër Hungarisë, Elseid Hysaj, që të mërkurën do jetë kapiten pasi Berisha do jetë në stol, thotë se kjo kombëtare është më kualitativja që Shqipëria ka patur ndonjëherë. Mbrojtësi që aktivizohet me Lazio-n nuk i llogarit 3 pikët kundër San Marinos të mërkurën, ndërsa beson fort se Shqipëria mund të kualifikohet në Botëror.

Sinkron Elseid Hysaj: “Unë besoj që kemi mundësi për t’u kualifikuar. Kundër San Marinos jemi të favorizuar dhe 3 pikëshi duhet të jetë i joni me se s’bën. Ndeshjen me Poloninë mezi po e presim sepse na vjen inati, të gjitha statistikat ishin për ne, ishin ca gabime personale që bëm duhet të rregullojmë gabimet dhe kundër tyre do të jenë ndeshjet më të bukura.”

Ndërkohë ndryshe nga Hysaj trajneri Edi Reja nuk është kaq optimist. Pavarësisht se renditet në vendin e parafundit në renditjen e FIFA-s italiani thotë se do të jetë e vështirë kundër San Marinos, ndërsa zbulon se do të ketë disa ndryshime në formacion.

Edy Reja, trajneri i Kombëtares: “Kundër San Marinos do të jetë e vështirë, është një kundërshtar i organizuar. Do të ketë ndryshime në fomacion, por jo deri në atë pikë që të zhbalancohemi. Nuk më intereson nëse do luajmë mirë apo keq, por vetëm 3 pikët.”

Shqipëri-San Marino do të luhet të mërkurën në orën 20:45 në Elbasan Arena dhe është ndeshja numër 6 në grupin kualifikues të Botërorit. Kjo sfidë vjen tre ditë pas fitores 1-0 me Hungarinë

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:23
‘Sarri babai im sportiv’, Hysaj: Chelsea më kërkoi, por nuk u transferova për shkak të de Laurentis

Elseid Hysaj në konfërencën e kombëtares në prag të ndeshjes me San Marinon ka folur edhe për karrierën e tij me klubet. Ai ka zbuluar një detaj shumë interesant se çfarë e pengoi të bashkohej me Chelsea-n tre vjet më parë.

Lacio– Skuadra e re shumë mirë, ka perspektivë, ka qellim të shkojë në Ligën e kampionëve, aty gjeta dhe mister Sarrin që kam punuar shumë me te dhe për mua është frymë e re.

Sarri babai sportiv– Besoj se po, me të vërtetë ai më ka rritur në nivelin e karrierës si futbollist dhe dua ta falënderoj.

Sarri te Çelsi- Te Çelsi ishin ca probleme të tjera me presidentin.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital