Hysaj: Norvegjia e fortë, më vjen keq për Vllazninë

Elseid Hysaj, gjatë konferencës për shtyp, theksoi se ndeshja testuese me Norvegjinë do t’i shërbejë shumë skuadrës për të parë ku është. Shkodrani ka folur edhe për të ardhmen e tij, por ka dhënë edhe një mendim për Vllazninë…

“Europiani i Francës ishte një emocion shumë i bukur, i veçantë për mua, pasi isha edhe i ri. Shpresoj të kemi më shumë mundësi të kualifikohemi në kompeticione të tjera në vazhdim. Ndeshja me Norvegjinë do të jetë një test kontrolli shumë i mirë. Norvegjia fitoi dhe është skuadër e fortë. Ndeshja do të na tregojë si po ecim në këtë moment. Lika është një lojtar i mirë dhe është bukur dhe emocionuese kur ka rivalitet në Kombëtare.

Mendoj të luajmë fort në këtë kampionat. Për ofertat nuk e di, pasi kam një klauzolë që vlen 50 milionë euro. Dua të përqendrohem te ndeshjet që kanë mbetur në kampionat dhe të fitojmë titullin, që kemi kohë që po e kërkojmë. Ndihem shumë mirë, kur dëgjoj se skuadra me kapacitete të mëdha kërkojnë një lojtar si unë. Përpiqem të përmirësohem çdo ditë dhe më shumë. Kemi lojtarë me cilësi të mira tek U-21 dhe është mirë që thirren lojtarë të talentuar nga ky ekip. Do t’i japin Kombëtares në të ardhmen dhe kjo është diçka e mirë.

Krahu i majtë? Kemi lojtarë shumë të mirë për këtë rol, por nëse trajneri më kërkon të luaj i majtë, do të luaj i majtë, nëse më kërkon të luaj në qendër, do të luaj në qendër. Shiriti? Çdo lojtar, nëse e pyesin për shiritin, do të thotë ‘po’. Unë punoj për të dhënë më të mirën për Kombëtaren dhe nëse do të vijë dita ta marra atë shirit, do të jem shumë i kënaqur.

Vllaznia shpresoj të kthehet si ka qenë dikur, shpresoj të mbushet stadiumi plot, si në kohën kur isha unë fëmijë, e mbaj mend. Stadiumin e ri e kemi dhe shpresoj të gjejmë një president të mirë. Uroj të vijnë persona që t’i japin një dorë për ta ngjitur lart”, – theksoi gjatë konferencës për shtyp mbrojtësi i Napolit, Hysaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat shqiptare me nivele të larta pesticidesh në Kroaci! Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarinat shqiptare me nivele të larta pesticidesh në Kroaci! Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur