Hysaj pas humbjes ndaj Italisë: Të shohim se çfarë do të ndodhë kundër Kroacisë, asgjë s’është e pamundur

Hysaj pas humbjes ndaj Italisë: Të shohim se çfarë do të ndodhë kundër Kroacisë, asgjë s’është e pamundur

Mbrojtësi i krahut të Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka folur për “Tutomercatoweb” pas humbjes kundër Italisë. Ai shprehet se do tentojnë të fitojnë kundër Kroacisë dhe gjithçka është e mundur të ndodh.

“Italia pati një reagim shumë të fortë. Ata ishin të mirë sepse i krijuan ato dy aksione dhe i shndërruan në gola. Ne patjetër duhej të ishim pak më të kujdesshëm, por do të përpiqemi të përmirësohemi në ndeshjet e ardhshme”.

Çfarë drejtimi ka marrë ky grup? Si e shihni atë?
“Grupi mund të ndryshojë në çdo moment, siç e kemi parë që mund të kishim barazuar edhe në minutën e fundit dhe ndeshja mund të kishte ndryshuar. Ne duhet të shpresojmë dhe të mos humbasim besimin. Ne do të bëjmë llogaritë në fund.”

Tani për ju, ndeshja për të fituar është ajo e radhës kundër Kroacisë…
“Dy ndeshjet e ardhshme janë të dyja të vështira për t’u fituar, ne duhet të marrim ndeshje pas ndeshjeje dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë kundër Kroacisë”.

E prisnit këtë reagim nga Italia?
“Nga Italia po sepse ata janë kampionët në fuqi, ata janë një ekip i fortë dhe mund të presësh një reagim të tillë nga Italia. Ata kanë kampionë që mund të ndryshojnë lojën.”

Tani bëhet e vështirë…
“Por asgjë nuk është e pamundur, ne duhet të besojmë në të siç bëmë në eliminatore”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari N: 16/06/2024 14:10

    Hysaj është Lojtari më i degjeneruar, turp kush e grumbullon këtë posaqi Lojtar, faqja e zezë e koombëtares, Jazëk i qoftë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Zjarr në Nartë, digjen disa dyqane, rrezikohen nga flakët edhe banesa të tjera

Vlorë/ Zjarr në Nartë, digjen disa dyqane, rrezikohen nga flakët edhe banesa të tjera