Futbollistët e kombëtares shqiptare përgjatë gjithë javës kanë qenë optimist për ndeshjen me Francën, të cilët kuqezinjtë do ta luajnë të shtunën në ‘Stade de France’ për eliminatoret e Europianit.
Në të njëjtën linjë ka qenë sot edhe Elseid Hysaj, i cili për gazetën franceze “L’Euipe” ka folur shkurtimisht me të mbërritu në Paris, aty ku kombëtarja po qëndron në hotel para se të kryejë seancën stërvitore të pasditës. Konkretisht Hysaj është shprehur:
“Ne duam rezultat pozitiv, nuk vijmë këtu për të humbur. Franca është Francë, por jam i sigurt që me këtë grup dhe me këtë trajner, ne do të tregojmë vlerat tona. Ne vijmë këtu me idenë për të marrë pikë, një ose tre, me lojë të mirë dhe duke fituar terren. Sigurisht që do të përballemi me një ekip më të fortë, por Shqipëria mund të fitojë.”