Tradita që vjen nga lashtësia, këpucarët që rikthyen 'opingat', të veshura dikur edhe nga ilirët: Këtu vijnë edhe VIP-a

Opingat po i shpëtojnë zhdukjes siç po ndodh rëndom me shumë punime zejtarie në Shqipëri. Hysen Osmani dhe Preng Gjergji kanë rikthyer traditën e këpucëve që kanë veshur edhe ilirët. Por dëshira e tyre do të bëhet realitet sa për aq kohë sa duart e këtyre dy këpucarëve do të punojnë, pasi për fëmijët në tyre është një zanat i rëndomtë.

 “Unë jam Prenga nga Rubiku. Preng opinga më kanë pas thënë atëherë se na shanin. Na shanin me zanatin që kishim dhe mu bë realitet ajo që më thonin shokët. Prodhohen më lëkurën më bio”, tha Prenga.

“Unë quhem Hysen Osmani, me origjinë nga Dibra. Më thërrasin Cen Dibrani. Nuk përballojmë dot kërkesat aq shumë sa kemi. Që në 83, 40 vjet këpucar. Më është bërë pjesë e jetës, pa të nuk mundem”, tregon Osmani.

Opingat apo siç u thonë në gegërisht opinga, janë këpucë të cilat kanë qenë tepër të përdorura në të gjitha trevat ku kanë jetuar shqiptarët që në periudhën ilire. Sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s. Ato dalloheshin nga sandalet e tipit klasik greko-romak dhe më vonë nga llaptiet e sllavëve.

Dëshmi të mëvonshme i referohen Onufrit (shek. 16-të) në veprat e tij ikonografike. Opingarët ishin ndër zejtarët më të kërkuar për shekuj me radhë në pothuajse gjithë Ballkanin edhe si rrjedhojë e domosdoshmërisë për të krijuar veshje mbrojtëse për këmbët.

Hyseni dhe Prenga janë këpucarë me shkollë. Zanatin e morën të detyruar nga prindërit. Por opingën patën fatin ta mësojnë nga zejtarët e vjetër të kohës.

“Në vitin 81’-83’ ka pasur shkollë për këpucar. Më vinte dorësh. Qepja topat e shkove. Nuk isha shumë mirë me mësime si vëllezërit. Pastaj vazhdova punë në Peshkopi dhe Maqellarë. Një vend shumë i mirë. Pastaj në Burrel dhe prej 20 vitesh në Tiranë. Dikur prodhonim këto opingat. Me kamerdare nga fukarallëku. Tani është prodhim dore, artizanale”, tha Hyseni.

“Edhe unë si Hyseni qepja topa. Nuk kisha dëshirë për shkollë me thënë të drejtën. Përfundova në shkollë 2 vjeçare. Erdhëm me një valixhe. Fëmijë 14 vjeç. Shkuam në shkollë. Ditën e parë nuk dolëm, pastaj ditën e dytë dolëm deri në qendër. Na pritën mirë. Nuk kishte bulëzim si tani. Zanatin e kam lënë që në 94 me thënë të drejtën. Tani më gjeti belaja dhe bëj opinga. E kisha si sfidë, por tani punoj me kënaqësi. Më shumë e kalojmë mirë”, tregoi Prenga.

“Që në 86, Ademi ustai im më mësoi opingat. Unë prodhoja 200-300 palë, në javë dhe ditën e diele, dilja në pazarin e Shupenzës. Ne i prodhojmë për luks. Na i kërkojnë turistët. Një italiane kemi që i vesh në ditë. Nga 35 deri në 70 mijë lekë kushtojnë”, tregoi Hysen Osmani.

“Lëkura më bio. Është copë lëkure e lopës. Nuk i ka kaluar të gjitha proceset. Opingat e lopës kanë qenë quajtur. Prihet forma, i shënohen vrimat. Më parë i lidhnim prej këmbe, ndërsa tani e vendosim në kallëp. Është e lagur. Kur thahet merr formën”, shpjegon Prenga.

“Vijnë të huaj, vipat. Riparimet i bëjnë se i kanë të shtrenjta. S’bëhet fjalë, shoferët e ministrat. Tek unë vetëm nuk ka ardhur këpuca e Sali Berishës. Kam shumë. Bëjmë këpucë për burra me porosi. Materiali vjen nga Italia dhe Greqia. Ka materiale sa të duash”.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri