/ATSH/.- Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, priti sot në takim kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci.
Sipas KosovaPress, në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin mes dy institucioneve me qëllim, ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët e Kosovës, të cilët ballafaqohen në procese të ndryshme gjyqësore, por edhe ato të ndalimit policor.
Ky takim është në vazhdën e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy institucioneve, në fushën e përbashkët të lufës ndaj krimit. Kohë më parë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila krijon bazat që ministria të ofrojë të dhënat e caktuara personale për të gjetur dhe identifikuar më lehtë personat e ndryshëm që janë palë në procedurat e ndryshme gjyqësore, duke i ofruar të dhënat e caktuara personale nga Regjistri Civil.
/Shqiptarja.com