/ATSH/.- Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skënder Hyseni do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Francë.
Sipas KosovaPress, gjatë qëndrimit të tij në Francë, ministri Hyseni do të pritet nga homologu i tij francez, Bernard Cazeneueve.
Po ashtu, gjatë ditës së sotme, ministri Hyseni do të takohet me deputeten, Gosselin Fleuy, kryesuese e grupit të miqësisë "Francë-Kosovë", dhe me deputetët anëtarë të grupit miqësor.
Po ashtu, ministri Hyseni do të takohet edhe me drejtorin për Evropën kontinentale, Eric Fournier dhe përgjegjësin për Ballkan, Guillaume Rousson.
Ndërsa nesër, ministri Hyseni do të takojë Doominique De Legge, kryesues i grupit të Miqësisë "Francë-Ballkani Perëndimorë" dhe senatorët anëtarë të grupit të miqësisë. Po ashtu, nesër do të takohet edhe me drejtorin e Drejtorisë së të Huajve në Francë, Luc Derepas.
/Shqiptarja.com