GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për Amar Shkëmbin dhe Bledar Polovicën, lidhur me  antentatin ndaj ish-prokurorit dhe sot deputetit të PD Arjan Ndoja në mbikalimin e Shkozetit. SPAK ka kërkuar që procesi të vijojë në mungesë për Bledar Polovicën, i cili është i shpallur në kërkim si i dyshuar për përfshirje në ngjarje.

Gjykata ka lexuar përgjigjen e Interpol, ku rezulton se Bledar Polovina është lokalizuar në SHBA. Në përgjigje Interpol thotë që nuk ka informacion lidhur me procesin e ekstradimit të tij nga SHBA drejt Shqipërisë.

Ndërkohë Bledar Polovina, nëpërmjet një email dërguar avokatit të tij ka kërkuar që procesi te vijojë me procedurat e gjykimit të shkurtuar, por kjo kërkesë nuk është pranuar.

Amar Shkëmbi ishte shpallur në kërkim nga SPAK për atentatin ndaj Arjan Ndojit, ndërsa u ekstradua nga Dubai në Tiranë në tetor të vitit të kaluar për llogari të autoriteteve shqiptare.

Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme, ka rezultuar se Shkëmbi, së bashku me Bledar Polovina, Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, dhe Ariol Halilaj kanë vepruar në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” në ngjarjen e regjistruar në 1 nëntor 2019 ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe i plagosur Arjan Ndoja si dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe me emrin “Rrumi i Shijakut”.