Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimit e arrestit me burg për një punonjës policie në Kavajë.

Andi Cani dyshohet se ai ka marrë para për faljen e një gjobe për shkelje rrugore. Ai akuzohet për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. 

Ndërkohë vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë penale.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë