I bënë pritë Ramës/ Lirohen nga qelia pas 20 ditësh kryetarët e degëve të PD-së në Librazhd e Prrenjas
Momenti kur demokratet tentuan t'i bllokojne rrugen Rames ne Librazhd
Gjykata e Apelit në Durrës ka ndryshuar masën e sigurisë për dy kryetarët e degëve të PD-së në Librazhd dhe Prrenjas dhe dy militantët nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Ata u arrestuan në datë 13 Qershor, pasi goditën eskortën e kryeministrit Rama në tentativë për t'i bllokuar rrugën për mitingun që kishte programuar në Librazhd.
Në datë 16 qershor, gjykata e shkallës së parë i la në burg, ndërsa sot Apeli ndryshoi masën duke nxjerrë nga qelia kryetarin e degës së PD Librazhd Bujar Vreto, kryetarin e degës së PD Prrenjas, Arjan Karriqi si dhe dy të arrestuarit e tjerë Bujar Kojku dhe Dash Boja për t'u hetuar gjendje të lirë, me masën detyrim paraqitje.
Pas vendimit të gjykatës ka reaguar Partia Demokratike, që thotë se arrestimi ishte politik, ndërsa akuzon Policinë e Shtetit. "Ata u arrestuan më 13 qershor pse u ngritën në protestë kundër vizitës së Ramës në Librazhd. Me urdhër politik, ndaj tyre u montuan akuza të paqena dhe u mbajtën të ndaluar në kundërshtim flagrant me ligjin. Gjatë gjithë muajit qershor, Policia e Shtetit u shndërrua në një polici të mirëfilltë politike dhe kreu qindra arrestime në kundërshtim me ligjin në radhët e protestuesve të opozitës së bashkuar dhe të Aleancës Qytetare kundër farsës së 30 qershorit.
Të gjitha arrestimet e policisë në disa vendime të njëpasnjëshme janë cilësuar nga vendimet e gjykatave si të paligjshme. Lirimi i sotëm i drejtuesve politikë të PD në Librazhd e Prrenjas konfirmon sjelljen antiligjore të policisë së Sandër Lleshajt dhe është një tregues i nevojës urgjente për depolitizimin e institucionit të policisë nga një strukturë drejtuese e mbushur me vegla të verbra të Edi Ramës dhe me ish-eksponentë të Sigurimit të Shtetit" shkruan PD-ja.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11356
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
ILD miraton planin e inspektimeve për 2025, ‘lumë’ ankesash për zvarritje procesesh në Prokurori e Gjykata! Tirana dhe Apelet kryesojnë më ‘problematiket’
3 Shkurt, 17:45
-
Vrasja e Ramazan Matajt në Dragoç të Shkodrës më 4 janar, Apeli lë në burg Arjon dhe Klisman Hasaj
3 Shkurt, 11:00
-
Tiranë/ Avokati humbi ndjenjat në sallën e Gjykatës së Apelit dhe ndërroi jetë në spital, policia: Shkak arresti kardiak
29 Janar, 12:13
-
Tiranë/ U ndje keq në sallën e Gjykatës së Apelit, vdes në QSUT avokati Gjovalin Ulndreaj
28 Janar, 15:49
-
Lezhë/ Vijon të jetë në arrati, Gjykata dënon me 5 vite burg ish-kreun e Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kola! U gjet fajtor për 'Kultivim të bimëve narkotike'
15 Janar, 09:01
-
Tiranë/ Iliba Bezati zgjidhet me 18 vota pro zëvendës kryetare e Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm
10 Janar, 11:58
-
Gjykata e Apelit kërkon ambiente me qira pas hartës së re gjyqësore, KLGJ bën thirrje publike
4 Janar, 18:05
-
Masakra me 4 të vrarë në Shkodër/ Gjykata e Apelit heq masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët! Do hetohen në gjendje të lirë me 'detyrim paraqitje'
30 Dhjetor 2024, 16:10
-
Merrnin ryshfet për të liruar patentat e pezulluara, Apeli i GJKKO shton dënimet për 7 persona
3 Dhjetor 2024, 09:32
-
Lezhë/ Vranë për hakmarrje biznesmenin në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Shkak rrahja dhe ngacmimi i një vajze
26 Nëntor 2024, 12:29
-
Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut! Shqetësim gjyqtarët e prokurorët që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive! Me iniciativën tonë hetojmë të shkarkuarit
25 Nëntor 2024, 10:48
-
Vrasja e Martinit/ Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika, me të cilën u kry krimi! Bashkë me të edhe çanta e shkollës e 14 vjeçarit të arrestuar si autor
22 Nëntor 2024, 21:09