"I burgosuri i katit të 15-të" pjesa e shkruar nga autori Nil Saimon, është komedia e zezë e cila fton gjithë miqtë e teatrit të buzëqeshin duke ndjekur shfaqen e cila do të vihet në skenën Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" në datat 16, 23 dhe 24 maj ora 20:00.
Në regjinë e Joana Xhelilaj, skenografinë e Eldo Disha, kostumet e Morena Vata dhe udhëheqjen artistike të mjeshtrave Milto Kutali dhe Albert Celoaliaj, aktorët e rinj dhe mjaft të talentuar si Andi Begolli, Elona hyseni, Visjan Ukcanaj, Cubi Metka, Kristjana Dodaj dhe Vilma Hodo, do të intepretojnë komedinë brilante amerikane e cila flet për të papunët.
Sinopsi:
Robert Simon, një 50- vjeçar, bie viktimë e krizëz ekonomike që ka pushtuar të gjithë vendin dhe, si shumë të tjerë, ai papritur e gjen veten të papunë në mes të katër rrugëve.
Liljana Simoni, bashkëshortja e tij, e cila mundohet ta mbaj sa më afër në këtë periudhë të vështirë, detyrohet që pas shumë kohësh të filloj punë për të mbajtur familjen.
Personazhi ynë, tashmë i kthyer në një të "burgosur" brënda mureve të shtëpisë, kalon një krizë nervore si pasojë e papunësisë dhe xhelozive që kanë nisur që në momentin që gruaja ka rifilluar punën.
Kjo gjëndje e rëndë, bëhet shkak që pas shumë vitesh të vij në shtëpi familja e tij, tre motrat dhe vëllai i madh Tomi.
Por a do ta ndihmoj familja dhe gruaja e tij Robin ta kaloj këtë gjëndje depresioni që e ka pushtuar?
Përgjigjen do ta merrni në datat 16, 23 dhe 24 maj ora 20:00 ora 20:00 në sallën e Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli".
/atsh/