I cilësojnë si ‘spiunë’, revoltohen një grup njerëzish, afishojnë në mure emrat e ‘patronazhistëve’

Foto me emrat e ‘patronazhistëve’ në kryeqytet

Historia e “patronazhistëve” duket se ka revoltuar një grup njerëzish, të cilët kanë gjetur një mënyrë për t’u hakmarrë, duke ngjitur nëpër muret e kryeqytetit, në zonën e Astirit, emrat e tyre. Ata i quajnë “Spiunë të moderuar”, edhe përse nuk dihet nëse ata janë vërtet “patronazhistët”

Këto persona të panjohur, duket se janë mjaft të revoltuar pasi sipas tyre patronazhistët i kanë bërë publike të dhënat personale dhe bindjen e tyre politike.

Kjo histori ka nxitur debate të forta politike mes kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta dhe opozitës. Meta i cilëson si “fuksat” e dikurshëm ndërsa kryeministri Rama ka sqaruar se termi patronazhistë është huazuar nga SHBA dhe është faza e parë e karrierës politike.

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Përmirësimi i situatës nga COVID-19, a mendoni se duhet të lehtësohen masat kufizuese?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Falsifikohen certifikatat e vaksinimit në Gjermani, ‘alarmohen’ autoritetet