Prej gushtit të vitit 2013 në kërkim, policia e Sarandës arreston 37-vjeçarin Klodian Pashako, banues në Delvinë.

Pashako ishte dënuar me 10 vite burg ku pas një konflikti për motive të dobëta, me datë 25 gusht 2013 ka tentuar të vrasë me armë zjarri 51-vjeçarin Z.Zh., 51 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër, i cili mbeti i plagosur. 

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë realizuar operacionin e kapjes së këtij personi në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë banesës së tij në fshatin Vllahat të Delvinës.

I kërkuari tentoi të largohej me shpejtësi nga banesa e tij, por u neutralizua në mënyrë të menjëhershme.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com