TIRANË - Vetëdorëzohet në polici Aziz Kelmendi, biznesmeni kosovar i cili është dënuar për vrasjen nga pakujdesia të këngëtares Elsina Hidersha, e njohur edhe si Emmy. Kelmendit mësohet se i kishte mbetur për të vuajtur edhe 10 muaj burg.
 
Në muajin shkurt 2014 Gjykata e Apelit e Tiranës kishte dhënë një vendim në lidhje me çështjen e tij.
 
Emri dhe fotoja e tij ishin publikuar edhe në faqen zyrtare të Interpolit, ku cilësohej edhe veprat për të cilën ai kërkohej. Disa javë pas vendimit, Kelmendi ka vendosur që të vetëdorëzohet.
 
Ditën e sotme, ai është paraqitur në Policinë e Tiranës bashkë me avokatin e tij, ku është vetëdorëzuar. Pas kësaj, biznesmeni nga Kosova është dërguar në qelitë e paraburgimit 302 dhe më pas do të dërgohet për të vuajtur edhe dënimin e mbetur.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)