Në këmbim të futjes në mënyrë të fshehtë të lëndëve narkotike dhe telefonave në burg të dashurat e tij gardiane kanë përfituar dhurata prej të burgosurit Tavo White, përfshirë këtu makina luksoze dhe unaza diamanti.
Në çastin kur diçka e tillë është zbuluar dhe janë kryer hetimet përkatëse ai është shprehur se “Ky është burgu im. Kuptojeni këtë”.
Ndërkohë katër gardianet bashkëpunëtore Jennifer Owens, Katera Stevenson, Chania Brooks dhe Tiffany Linder kanë mbetur shtatzënë ndonëse White ndodhej pas hekurave.
Madje Owens kishte tatuazh emrin e keqbërësit në qafë, ndërsa Stevenson në kyçin e dorës.
Ndërkohë 12 gardiane, shtatë të përfshira drejtpërdrejt në këtë rrjet dhe 5 për moskallëzim të veprës do të hetohen.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)