Getoar Selimi është padyshim fansi më i ‘çmendur’ i Marina Vjollcës. Jo vetëm fans, por edhe një bashkëshort i lumtur për shoqen e tij të jetës. Ylli i muzikës hip hop e shpreh dashurinë e tij shpesh në rrjetet sociale, duke u mburrur me gruan e tij të suksesshme.

Formati i ri i emisionit të Marinës duket se është pëlqyer shumë nga bashkëshorti i saj, i cili i ndjek atë në çdo moment.

Edhe mbrëmjen e kaluar, Geti ka ndjekur bukuroshen, teksa ka bërë dhe një postim në ‘Instagram’, ku shkruan “Pjesa ime më e bukur”. Marina prej kohësh ka nisur të realizojë emisionin “C’est La Vie”.

marina
(Postimi i Getit duke parë Marinën gjatë prezantimit)

d.c./shqiptarja.com