I dehur,shoferi tenton të dalë nga
makina, pasagjeri:Sa doli testi?

TIRANE - Policia e Shtetit ka publikuar një video të regjistruar nga kamerat e trupit të efektivëve, ku duket momenti i arrestimit të një shoferi në gjendje të dehur. Ne pamje duket momenti kur efektivi i policisë i kryen testin e alkoolit, ndërsa shoferi përpiqet të dalë nga makina dhe pasagjeri pyet se sa doli rezultati.

Policia e Shtetit vijon të publikojë çdo ditë video të tilla për të ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve, që të mos shkelin rregullat e qarkullimit dhe të mos i përdorin automjetet kur konsumojnë alkool.

DIALOGU
Polici: Aty ku je shumë mirë, të lutem mund të ndezësh pak bllokazhin e mjetit?

Shoferi: Patjetër

Polici: Të falenderoj. Arsyeja e ndalimit është kontrolli i dokumentacionit. Kështu qenkeni shumë të rregullt dhe një test alkooli. Të lutem për 3­4 sekonda do i fryjmë pa shkëputje kësaj aparaturës. Vetëm do fryni, do nxirrni frymëmarrje.

Polici: Fryji, fryji, fryji, edhe pak, vazhdoni. Të falënderoj, shohim edhe rezultatin, mundem? Këtu në prezencën tuaj. 0.73 mlg/litër

Polici: Zotëri do bëjmë edhe një test të dytë, testi i parë është pak i lartë.

Polici: Mos më dil nga mjeti të lutem sa të…

Pasagjeri: Sa ishte i pari?

Polici: 0.73 mlg/litër i pari

Polici: Edhe një herë

Shoferi: Edhe një herë

Polici: Fryji, fryji, fryji… Të falenderoj. Të shohim rezultatin. Testi i dytë doli 0.74 mlg/liter. Do të thotë që është në rritje. Në këto momente zotëri do të shoqëroheni pranë ambienteve të Komisariatit Nr.2 për veprime të mëtejshme.

MASAT E POLICISE
Drejtoria e Policisë Rrugore, po vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë.
Masa që konsistojnë në parandalimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Masa për mos vendosje të rripit të sigurimit.
Masa edhe ndaj atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Masa këshilluese por edhe ndëshkuese edhe për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, e të tjera masa plotësuese.
Në përmbushje të këtyre detyrave, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, nga këta:
3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur,
2 drejtues mjeti pa Leje Drejtimi.

Po në këtë kuadër janë pezulluar 46 Leje Drejtimi, nga të cilat:
5 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit,
32 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime të gabuara.
9 për semafor e shkelje të tjera.

Janë vendosur 283 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit.
289 masa për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime te gabuara.

Janë vendosur 33 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,
51 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Si dhe 1.114 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor

Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
(er.nu/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin

Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin