Një 50-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Fierit pasi ishte dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për kultivim të lëndëve narkotike nga Gjykata e Fierit.

50-vjeçari Sabri Sakutaj, është banues në fshatin Dërmenas të Fierit ndërsa ndaj tij rëndon vepra penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Fier

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim, për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

* S. S., 50 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me 2 vite e 8 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë