I dënuar në Itali për trafik droge, i sekuestrohen miliona euro pasuri vlonjatit! Makina, truall dhe 8 apartamente i kishte vënë në emër të familjarëve

Raul Zenunaj

VLORË- Tokë, garazh, makina dhe 8 apartamente, në pronësi të Raul Zenunajt, janë vënë nën sekuestro preventive nga Gjykata e Vlorës pasi dyshohet se janë të përfituar me para të pista. Report Tv mëson se Zenunaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. 

Raul Zenunaj, me banim në Vlorë, ka qenë i dënuar në Itali, për veprën penale  “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës”. Ai është arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë zhvilluar në Itali dhe Shqipëri, ndërsa u kap nga autoritetet italiane të zhvilluar në shkurt të 2019. Prokuroria Vlorë ka dyshime të arsyeshme se të ardhurat e paligjshme të përfituara nga aktiviteti kriminal i zhvilluar në shtetin Italian, janë investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme në qytetin e Vlorës. Nisur nga kjo, organi i akuzës ka regjistruar procedimin penal dhe ka nisur hetimet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale“. Pas hetimeve të kryera, Gjykata e Vlorës, 2 ditë më parë, 13 qershor, ka vendosur që këto pasuri t’i sekuestrojë. 

Zenunaj është subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, e cila i dërgoi formularin në gusht të vitit të kaluar, kur kërkoi llogari për pasurinë e ngritur. Shumë prej pronave, Zenunaj i kishte kaluar në emër të të afërmve të tij.

Pasuritë në pronësi të Raul Zenunajt
Dy “Njësi” me sipërfaqe totale prej 70 m² dhe 50 m² në Vlorë, në pronësi të shtetasit R.Z..
Një pasuri e llojit “Garazh”, me sipërfaqe 27.7m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të  shtetases A.M..
Tetë pasuri të paluajtshme të llojit “Apartament”:
Apartament me sipërfaqe 159m², në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në pronësi të shtetasit V. Z..
Apartament me sipërfaqe 171m², në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z.dhe A.M..
Apartament me sipërfaqe prej 236 m² (komplet kati), në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, e shtetasit E.Z., porositur nëpërmjet kontratës kundrejt shumës prej 116.000 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë) euro.
Apartament me sipërfaqe 87 m², në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit V. Z. e porositur me kontratën kundrejt shumës prej 50.000 euro.
Apartament i shtetases A.M., me sipërfaqe 82m², në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, e porositur me kontratën kundrejt shumës prej 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) euro.
Apartament 2+1, me sipërfaqe prej 118 m², e shtetasve E.Z. dhe M.Z., në lagjjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, e porositur me kontratën kundrejt shumës 58.000 (pesëdhjetë e tetë) mijë euro.
Apartament 3+1, me sipërfaqe prej 119 m², e shtetasve E.Z. dhe M.Z., në lagjjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë.
Apartament, me sipërfaqe prej 232 m², e shtetasit V.Z., në lagjjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, blerë për çmimin prej 116.000 (Njëqind e gjashtëmbëdhjetë mije) euro.
Pasuri e paluajtshme e llojit “Tokë arë”, me sipërfaqe prej 5000 m², në bashkëpronësi të shtetasëve S.Z., L.Z., E.Z., R.Z., V.Z., V.Z., E.R.
Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z. dhe A.M..
Pasuri e paluajtshme e llojit “Bodrum”, me sipërfaqe prej 181m², lagjja “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z. dhe A.M.
Pasuri e paluajtshme “shtesë 4-kate”, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z. dhe A.M.
Automjet i markës BMW, GM 730 D, në pronësi të shtetasit R.Z”.

Kush është Raul Zenunaj? Raul Zenunaj u arrestuar në kuadër të operacionit 'Lulet e Pranverës' në shkurt të 2019 i cili ka qenë i shtrirë në Shqipëri në disa qytete, në Durrës, Vlorë dhe në Lezhë, ndërsa janë dokumentuar katër raste të trafikut. Gjithsej u sekuestruan në të dyja vendet mbi 3.3 ton kanabis. Në Itali operacioni u zhvillua në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi. Hetimet kanë zgjatur dy vite. 27 personat e arrestuar, mes tyre dhe Raul Zenunaj, janë akuzuar për krijimin e organizatave kriminale në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali. Droga nga Shqipëria trafikohej drejt Italisë duke u shpërndarë më pas në vendet e tjera të Europës, mes të cilave në Gjermani e Zvicër. Grupet kriminale bazën e kishin në Lecce. Raul Zenunaj u arrestua në Itali.

Po kështu prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka regjistruar procedim pasuror ndaj personave me inicialet A. M. dhe S.B. të shpallur në kërkim ndërkombëtar si të dyshuar për veprat penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Organizatë Kriminale” nga autoritetet Italiane.

Pasuria e 2 personave me inicialet A. M. dhe S.B
Apartament me sip.93 m², në emër të M.M. çmimi 39.000 Euro. 
“Truall” me sip.160 m² dhe sip. ndërt. 40 m², në emër të A.M. çmimi 1.900.000 lekë.
Apartament 23 % të pasurisë me sip.164 m², në emër të A.M. çmimi 60.000 euro
Automjet Benz E 300, në pronësi të S.M. 
5.  Automjet Citroen Berlingo, në pronësi të shtetasit A.M.. 

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rihapet çështja Gërdeci, a mendoni se do të bëhet drejtësi për këtë tragjedi?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Mandati i tretë, Rama: Shumë gjëra mund të bëhen ndryshe