Vrasje, drogë e prostitucion/ OFL 'në sitë' pasurinë e 7 personave, mes tyre Laert Haxhiu dhe anëtari i klanit ‘Duka’

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin 7 personave të akuzuar për vrasje, trafik droge, prostitucion e pjesëmarrje në grup kriminal. Formulari ka shkuar në Vlorë, Fier e Tiranë dhe në Lushnje, konkretisht tek Laert Haxhiu i kërkuar si autor i masakrës në Lushnje në 2017.  

Laert Haxhiu, 28 vjeç, i dënuar në mungesë me 18 vite burg është në kërkim prej 3 vitesh i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e Marius Xhepexhiu. 28-vjeçari mundi që të arratiset sërish pa lënë gjurmë, në një operacion për kapjen e tij që u zhvillua pak ditë më parë.  Haxhiu është edhe autor i vrasjes së anëtarit te grupit të Aldo Bares, Gerti Lala.

Në ‘sitën’ e sotme të OFL që u ka dërguar kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë janë edhe Elvis Gaçaj, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Ai është anëtari i klanit “Duka” në Tiranë të dyshuar nga policia si pjesë e skuadrës prej 9 personave që morën pjesë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko

Satilno Basho, me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale  "Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë". Satilno është vëllai i Tesi Bashos, të cilët më herët janë arrestuar dhe akuzuar për gjobëvënie. Të dy vëllezërit janë anëtarë të bandës së Llanajve në Vlorë dhe në tetor të 2019, Satilno është arrestuar dhe akuzuar se ka gjobitur dajën e mamasë, biznesmenin Sulejman Hoxha me 100 mijë euro.

Raul Zenunaj, me banim në Vlorë, i dënuar në Itali, për veprën penale  “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës”. Ai është arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë zhvilluar në Itali dhe Shqipëri, ndërsa u kap nga autoritetet italiane të zhvilluar në shkurt të 2019.

Emrat e tjerë që OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë janë edhe Nikollaq Sina, me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Petrit Kamberi, me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Alket Rushiti, me banim në Fier, i dënuar për veprën penale "Trafik i femrave për prostitucion";

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh që më pas do i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim