I dënuar përjetë nga GJKKO, Orgest Bilbili kërkon pafajësinë në Apel! Një prej autorëve të Masakrës së Lushnjës në 2017-n

I dënuar përjetë nga GJKKO, Orgest Bilbili kërkon pafajësinë në Apel! Një prej autorëve të Masakrës së Lushnjës në 2017-n

Orges Bilbili

Orges Bilbili, i dënuar me burg për jetë nga Gjykata e Posaçme për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë, i është drejtuar Apelit me kërkesë për pafajësi. Bilbili dhe Anterio Kaloshi u gjetën fajtor nga Gjykata për vrasjen Zamir Latifit, Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e dy personave të tjerë në Lushnjë në 2017-ën në bazë të disa pamjeve filmike dhe dëshmive të të afërmve të viktimave. 

Për akuza të pabazuara në prova, Gjykata e Posaçme e shpalli të pafajshëm Orgest Bilbilin mbi dyshimet se atentati kishte shënjestër nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti, i cili në atë kohë raportohet se ishte në lokal me viktimat, por ishte larguar para se të qëllohej në drejtim të tyre. 

Kujtojmë se Anterio Kaloshi u arrestua në 13 gusht 2020, pasi bashkë me disa persona të tjerë kishin qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotel 'Volorekës' në Pogradec, ndërsa ishte shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës. Ndërkohë Orgest Bilbili u kap në 10 prill 2020 në zonën e Xhamllikut në Tiranë, i cili u plagos nga polici, pasi tentoi të largohej.

Si ndodhi ngjarja
Për masakrën e Lushnjës bashkë me Bilbilin dhe Kaloshin, akuzohet edhe një person i tretë Laert Haxhiu i cili vijon të jetë në kërkim nga policia. Sipas hetuesve shënjestër ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, por ai arriti t’u shpëtoi plumbave në lokal pasi u ngrit nga tavolina pak minuta më herët, ndërsa viktimë mbetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

Kush është Orgest Bilbili
Në tetor 2019, Orgest Bilbili së bashku me Lart Haxhiun, vranë Besmir Hidën 40 vjeç, baba i dy fëmijëve, i cili u ekzekutua në qendër të qytetit të Lushnjes teksa ishte duke pirë kafen në katin e dytë të një lokali. Po ashtu ai është i përfshirë edhe për ngjarjen e 11 shtatorit 2017 pranë policisë së Lushnjes ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi. Bilbili njihet si bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet e Lushnjes në 2017, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj