Një 39-vjeçar në Vlorë është vënë në pranga nga policia pasi dogji makinën e një polici, me porosi të një personi tjetër.

Albano Merkaj u porosit nga 35-vjeçari Ledio Hajdini për të djegur makinën e efektivit, në këmbim të 1 milion lekëve.

Hajdini ndodhet në burg pasi është arrestuar për thyerje të masës së sigurisë.

Ngjarja ndodhi më 14 prill ku veç makinës “Ford C-Max” të policit, u dëmtua edhe një  “Mercedes-Benz” që i përkiste një qytetari.

Materialet hetimore iu referuan Gjykatës së Vlorës për veprime të mëtejshme.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.