Gjobiti me tetë milionë lekë ish të dashurën ose në të kundërt do t’i publikonte fotot intime në rrjetet sociale, Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 20 muaj burg të riun nga Korça Jenis Lika.
 
Lika u dënua me 2 vite e 6 muaj, masa u reduktua në 20 muaj
Dënimi i Likës u vendos pas kërkesës së Prokurorisë për dënimin e tij me dy vite e 6 muaj por pas pranimit të gjykimit të shkurtuar ky dënim u reduktua në 20 muaj.
 
Më 11 shkurt 2017 Jenis Lika u arrestua pas kallëzimit të shtetases B.I e cila për 7 muaj u kërcënua dhe shantazhua nga i riu korçar.
 
Nga hetimet ka rezultuar se shtetases B.I i ka dalë e drejta e studimit për në Tiranë por këtë fakt Lika s’e ka pranuar dhe i ka thënë të resë se nëse ajo e le për të vazhduar studimet ai do hakmerret duke publikuar në rrjete sociale fotot intime të tyre.
 
E pasi janë takuar disa herë mes tyre për të zgjidhur këtë konflikt Jenis Lika i ka thënë shtetases B.I se në do të mos publikoj fotot dhe të ndahemi që të vazhdosh shkollën më jep 800 mijë lekë.
 
I pandehuri ka pranuar akuzën dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar, çka si përfundim i uli atij dënimin me 1/3 e burgimit.
 
Pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda vetëm për periudhën Janar-Maj 2017 janë dhënë 24 dënime për gjobëvënie me anë të rrjeteve sociale, fotove intime apo lidhje jashtëmartesore të personave.

janis lika

janis lika
  ( Në foto Jenis Lika në sallën e gjyqit)

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com