Është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë Sergej Hasanpapaj, i dyshuar si vrasësi i Beldar Muçës, ngjarje e ndodhur në viti 2022 në Belgjikë.

Sergej Hasanpapaj u arrestua po atë vit në Belgjikë ndërsa njihet si mik i familjes Çapja dhe i përfshirë në një ngjarjesh kriminale në Elbasan. Ndaj Hasanpapajt GJKKO ka lëshuar urdhër arresti në nëntor të vitit 2024 pas një operacioni në Elbasan.

“Policia e Shtetit/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit konsistent ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Bruksel, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit S. H., 32 vjeç, të lindur në Elbasan.

32-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njofton policia.

Lajmi në përditësim...