Aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren shqiptare, por mbrojtësi i Veronas Marash Kumbulla po bën shumë përshtypje në Itali. Këtë fundjavë futbollisti i datëlindjes 8 shkurt të vitit 2000 realizoi njërin nga dy golat e fitores kundër Sampdoria-s, duke u bërë mbrojtësi i parë i lindur në këtë shekull që shënon në ‘Seria A’. Gjithashtu me golin e realizuar Kumbulla u bë mbrojtësi i parë i lindur pas viteve 2000 që shënon në ‘top 5’ ligat europiane për këtë sezon.
Arsyeja këto të mjaftueshme për të marrë vëmendjen e njërës prej gazetave më të mëdhaja sportive në Itali, Gazzeta Della Sport, e cila i ka shkëptur edhe një intervistë të atit të futbollistit, Linit, i cili në vitin 1996 falë 1 mijë liretave udhëtoi me skaf drejt Italisë. Tani familja Kumbulla ka një resorant në Peskiera të Veronës, që drejtohet nga vëllai i futbollistit, Sokoli, por që me të cilin mbahen 7 fëmijë.
Sa i takon Marashit ai ka marrë emrin e gjyshit të tij, i cili ka ndërruar jetë para se 19-vjeçari të lindte. Sa i takon jetës personale mbrojtësi është i fejuar, ndërsa para se të zgjidhte kombëtaren shqiptare ka patur interes edhe nga Italia, e cila më herët nuk kishte besuar të aftësitë e lojtarit.
Për këtë babai i futbollistit shprehet: “Jemi të lumtur që zgjodhi Shqipërinë. Mund të bëhet ylli i kombëtares sonë dhe nuk ka kënaqësi më të madhe.”
Sa i takon kontratës që ka me Veronën, klubin në të cilën Kumbulla është rritur, formuar dhe më pas ka debutuar si profesionist, ajo skadon në vitin 2022, ndërsa deri më tani 19-vjeçari ka një kontratë personale me Nike. Kur ishte i vogël Marashi sipas babait ishte tifoz i Milanit