Era Istrefi e nisi karrierën e saj shumë e re dhe brenda vetëm 3 vitesh është kthyer në një yll ndërkombëtar. Madje shumë herë kolegët e saj shumë të famshëm nëpër botë i japin mbështetje në mënyrë publike.
Por edhe pse ka kaluar shumë kohë, ende kujtohet hiti i saj i parë “Bon Bon”. Ka qenë këngëtari i njohur Sam Smith i cili në Instastory ka shpërndarë këngën e Erës, ku dukej se po e dëgjonte në ato momente.
Era e ka ripostuar në profilin e saj duke e falenderuar Sam dhe duke shprehur gëzimin e saj.
Së fundmi shqiptarja në bashkëpunim me rrjetin social “Instagram”, ka ardhur në versionin ‘giphy’ sa herë që dikush dëshiron ta përdorë në Instastory. Sukseset e Era Istrefit nuk kanë të ndalur!







Komente
Komento