Era Istrefi e nisi karrierën e saj shumë e re dhe brenda vetëm 3 vitesh është kthyer në një yll ndërkombëtar. Madje shumë herë kolegët e saj shumë të famshëm nëpër botë i japin mbështetje në mënyrë publike.

Por edhe pse ka kaluar shumë kohë, ende kujtohet hiti i saj i parë “Bon Bon”. Ka qenë këngëtari  i njohur Sam Smith i cili në Instastory ka shpërndarë këngën e Erës, ku dukej se po e dëgjonte në ato momente.

Era e ka ripostuar  në profilin  e saj duke e falenderuar Sam dhe duke shprehur gëzimin e saj.

Së fundmi shqiptarja në bashkëpunim me rrjetin social “Instagram”, ka ardhur në  versionin ‘giphy’ sa herë që dikush dëshiron ta përdorë në Instastory. Sukseset e Era Istrefit nuk kanë të ndalur!

 

427/2