Një emër i njohur i botës së krimit në Shkodër me probleme të mëparshme me drejtësinë shqiptare është arrestuar dhe dënuar nga një gjykatë angleze.
Gjekson Pusi 34-vjeç, u arrestua pas një urdhër kontrolli në maj në Laindon dhe është dënuar me 6 vite burg.
Gjatë aksionit për arrestimin e tij, policia gjeti një pistoletë ‘Glock’ me fishek gati për qitje. Më shumë se 6000 paund u gjetën nga një qen policie, të cilat ishin fsheur në xhepin e një palltoje.
Po ashtu në kuzhinë iu gjet kokainë, peshorë si dhe 3 celularë. Ndërsa një thes plastik i zi që përdoret për hedhjen e plehrave iu gjet plot me kanabis.
Policia angleze arriti të zbulonte që një ambient tjetër i shtëpisë përdorej për kultivim kanabisi.
E shkuara kriminale e Gjekson Pusit në Shqipëri
Gjekson Pusi është arrestuar në Shqipëri si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Hekuran Bullës, tek Komuna e Parisit në qeshor të vitit 2020. Sipas policisë Gjekson Pusi ka qenë shoferi i Viktor Markut, i cili dyshohej si autori kryesor që qëlloi me breshëri automatiku me silenciator ndaj Billës, teksa kalonte pranë një qendre tregtare tek Komuna e Parisit .
Gjekson Pusi është arrestuar në tetor 2019 duke qarkulluar me armë zjarri tip me vete, ndërsa ishte dënuar më parë me 8 vite burg për vjedhje me armë.
M.Q./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Beteja në PD për anëtarët e KZAZ, cilën listë duhet të regjistrojë KQZ?
-
Berishës
17.5%
-
Alibeajt
74.8%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 1359
Lajme të tjera
-
Sulm me armë zjarri gjatë mbrëmjes së Krishtlindjeve në Angli, vdes një grua dhe plagosen disa persona
25 Dhjetor 2022, 08:13
-
E rëndë në Angli, 52 vjeçari vret infermieren dhe dy fëmijët e saj të mitur
16 Dhjetor 2022, 18:55
-
I shiti sheikut 5 milionë dollarë skulptura "antike" që dolën fallso, dënohet tregtari anglez në Londër
13 Dhjetor 2022, 13:30
-
Shpërthim i fuqishëm në bllokun e apartamenteve në Kanalin Anglez, një i vdekur dhe dhjetëra të zhdukur
10 Dhjetor 2022, 17:26
-
KATAR 2022/ Portugali-Marok, trajneri i 'luzitanëve': Lëreni të qetë Ronaldo-n! Trajneri i Anglisë: S'do luajmë në mbrojtje kundër Francës
9 Dhjetor 2022, 15:27
-
KATAR 2022/ Anglia me Francën përballen në çerekfinale, Tre Luanët 'kafshojnë' 3 herë Senegalin (VIDEO)
4 Dhjetor 2022, 21:53
-
Ekonomia e Britanisë, më e goditura në mesin e G7-ës
22 Nëntor 2022, 19:29
-
VIDEOLAJM/ Tifozja e Anglisë zbulon gjoksin në Doha! Rrezikon të arrestohet
21 Nëntor 2022, 12:05
-
Gati marrëveshja, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca vendosin të ndalojnë emigrantët të kalojnë Kanalin e La Manshit
13 Nëntor 2022, 07:23
-
Ky është njeriu më i papërgjegjshëm në botë, ja veprimi i tij skandaloz kur ambulanca është në emergjencë (VIDEO)
10 Nëntor 2022, 16:29
-
Do dërgohej në Shqipëri, sekuestrohet në kufirin gjerman mjeti luksoz! Makina ishte vjedhur në Angli
8 Nëntor 2022, 17:41
-
Deklaratat për shqiptarët/ Sekretari i Jashtëm i Britanisë tregon bisedën me Ramën: Shumë emigrantë rrezikojnë veten në duart e trafikantëve
4 Nëntor 2022, 22:27
Konfiskojini cdogje qe ka ne shqiperi sipas ligjit antimafia. Andej nuk i investijne dot dhe i mbajne te fshehura derisa jua gjejne dhe jua marrin. Vetem keshtu luftohet krimi dhe e shikojme trimerine e ketyre pa para pastaj.
PërgjigjuMbiemrin pussy dhe gango?Dicka nuk shkon ketu!
Përgjigju