I gjakosur pas frigoriferit të supermarketit, publikohet videoja e momenteve të fundit të tifozit të AEK-ut

Një video e momenteve të fundit të tifozit 29-vjeçar i AEK-ut, Michalis Katsouri, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë nga disa tifozë kroatë është publikuar në mediat sociale.

Në videon e publikuar, Michalis shihet duke vrapuar drejt një supermarketi në një ndër rrugët në Filadelfia, pas goditjes me thikë, i cili shihet i veshur me një bluze blu, pantallona të shkurtra, me një kapuç ku i mbulohet fytyra, doreza dhe në dorën e majtë shihet duke mbajtur një skafandë motori.

29-vjeçari i gjakosur shihet duke u ulur pas një frigoriferi akulloresh, teksa pronarët e supermarketit mbetën të shtangur nga veprimi i tij, raporton Protothema.

Sipas raportimit të policisë, 29-vjeçari është futur në supermarket vetëm për t’u fshehur.

Në video shihet edhe një grua së bashku me një burrë ku i japin Michalis, i cili nuk mund të mbajë as kokën lart, një letër për t’u fshirë teksa gjakderdhja e tij po vazhdonte.

Ata u përpoqën për t’i dhënë ujë 29-vjeçarit, teksa në të njëjtën kohë përpiqeshin të informonin dikë për situatën e ndodhur.

Në një moment në video shihet se ai tenton të ngrihet në këmbë, por ai nuk kishte mjaftueshëm fuqi për tu ngritur, i cili më pas bie sërish në tokë.

Sipas informacioneve, në minutat në vijim Mihalis ka humbur edhe më shumë forcën nga gjakderdhja që i shkaktoi goditjen fatale në arterien brachiale, ku për fatin e keq kjo gjë shkaktoi vdekjen e tij.

S.S/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani