I grabitën makinën dhe e mashtruan se do t'ia gjenin, arrestohen 6 persona e vihet nën hetim një pronar servisi në Shkodër

I grabitën makinën dhe e mashtruan se do t'ia gjenin, arrestohen 6 persona e vihet nën hetim një pronar servisi në Shkodër

Foto ilustruese

SHKODËR-  Vihen në pranga 6 persona dhe vihet nën hetim një tjetër, pasi i vodhën automjetin 30-vjeçarit dhe duke i mashtruar, i morën një sasi lekësh duke i premtuar se do t’i gjenin automjetin. Personat e arrestuar janë me precedent penal të mëparshëm dhe të dyshuar edhe për disa vjedhje të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Personat e arrestuar janë:

- S. G., 26 vjeç, banues në fshatin Dragoç, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Trafik klandestinësh”;

 - L. N., 36 vjeç, banues në fshatin Dajç, Lezhë, i dënuar më parë për veprën penale “Kallëzim i rremë”;

- G. T., 25 vjeç, banues në lagjen ”1 Maji”, Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Vjedhja”;

- V. B., 31 vjeç, banues lagjen ”10 Korriku”, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”;

- S. H., 40 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër;

- F. H., 46 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe.

Gjithashtu u vu nën hetim L. N., 46 vjeç, pronar i një servisi.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin i vodhën makinën 30-vjeçarit E.B. në fshatin Mes të Shkodrës dhe më pas e mashtruan duke i premtuar se do t'ia gjenin. Atyre iu gjet 1 motomjet, 1 automjet, 50.000 lekë dhe 5 aparate celular, ndërsa po punohet për gjetjen e makinës tip “Mercedez Benz”.

Sipas policisë, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!