Pas lajmit për dëmtimin e kullës së Pelikanit në parkun e Divjakës publikuar në Shqiptarja.com, ka ardhur dhe riparimi i saj. Një organizatë franceze ka bërë të mundur riparimin e dërrasave të kullës që përdorej nga turistët për të vrojtuar ishullin e Pelikanëve.

Lajmin e bën të ditur në rrjetin social Facebook Administrata e Zonave te Mbrojtura në Qarkun e Fierit e cila e shoqëron postimin me fotot e kullës tashme ne gjendje normale. 
 
Kjo kulle është ndertuar fale financimit te nje fondacioni zviceran, e falë të huajëve edhe në vendin tonë mund të kemi objekte të tilla të vecanta ekzistente.

kulla e vrojtimit

kulla e pelikanit

Redaksia online
(s/shqiptarja.com)