I hoqën dënimin e përjetshëm, gjyqtarët e Dajtit kundërshtojnë sekuestrimin e telefonave e parave

I hoqën dënimin e përjetshëm, gjyqtarët e Dajtit kundërshtojnë sekuestrimin e telefonave e parave

Dritan Dajti dhe 4 efektivët e policisë që mbetën të vrarë në aksionin për kapjen e tij

Dy gjyqtarët e Apelit Vlorë e Shkodër, që rrëzuan dënimin me burg përjetë për Dritan Dajtin dhe e dënuan atë me 25 vite burgim për vrasjen e katër policëve, i janë drejtuar gjykatës së Krimeve të Rënda me kërkesa për kundërshtimin e vendimit të sekuestrimit të aparateve telefonike. Skënder Damini i cili ushtron detyrën e tij të gjyqtarit pranë Apelit të Vlorës dhe Aleks Nikolli që është gjyqtar në Apelin e Shkodrës, i janë drejtuar pak ditë më parë gjykatës duke kërkuar prej saj që të rrëzonte vendimin e sekuestrimit të telefonave të dy gjyqtarëve,pasi një gjë e tillë sipas tyre konsiderohet e paligjshme. Mësohet se aparatet telefonikë që kanë përdorur gjyqtarët janë dërguar për ekspertim teknik me qëllimin e vetëm, për të mësuar diçka rreth bisedave të gjyqtarëve që mund të kenë bërë për çështjen penale të Dritan Dajtit që e kishin në gjykim pranë Apelit të Krimeve të Rënda.

”Shqiptarja.com” mëson se i pari që i është drejtuar gjykatës për rrëzimin e sekuestrimit të telefonit ka qënë gjyqtari Aleks Nikolli, i cili shkurt të 2019 ka depozituar kërkesën. Por në 7 mars gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të rrëzojë këtë kërkesë, me argumentin si të pambështetur në ligj. Një ditë më pas një kërkesë të njëjtë, në 8 mars ka depozituar gjyqtari Skënder Damini dhe bashkë me të dhe djali i tij Lisien Damini. Kërkesa e këtij të fundit konsiston në kthimin e shumës financiare prej 17 mijë euro të sekuestruara, pasi babai i tij Skënderi dhe vetë Lisieni, pretendojnë që këto euro të sekuestrura nga policia i përkasin Lisien Daminit i cili meret me biznes. Të dyja kërkesat pritet që të gjykohen në seancën e 18 marsit 2019 nga gjyqtarja Liljana Baku.

Informacioni që solli kontrollin e banesave të tre gjyqtarëve

Një informacion i Drejtorisë së Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar pranë Policisë së Shtetit se tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli, dënuan me 25 vite burg  Dritan Dajtin,ka shërbyer si indicie për prokurorinë që të ushtrojë një kontroll të imtësishëm në banesat e tre gjyqtarëve. Informacioni vinte në dijeni drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, se tre gjyqtarët kanë marë shuma të konsiderueshme financiare për të favorizuar Dritan Dajtin në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Kaq ka mjaftuar që Donika Prela së bashku me prokurorin tjetër Klodian Braho të nisin proçedim penal për akuzën e Korrupsionit ndaj tre gjyqtarëve të sipërcituar.

Në vazhdën e veprimeve hetimore, dy prokurorët i janë drejtuar gjykatës në datën 14 shkurt 2019, pasdite, me një kërkesë për kontroll banese të tre gjyqtarëve Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli. Kërkesa e prokurorisë së Krimeve të Rënda është shqyrtuar nga gjyqtarja Liljana Baku, e cila ka vendosur të pranojë kërkesën dhe të autorizojë policinë gjyqësorë për ushtrimin e kontrolleve të banesave të tre gjyqtarëve. ”Shqiptarja.com” disponon të plotë vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda ku veç kontrollit të banesave të tre gjyqtarëve, jepet edhe një rezyme mbi një tjetër person i quajtur Bledar Musaj. Sipas informacioneve të mbledhura nga policia, Bledar Musaj rezulton në rregjistrat e hyrje-daljeve në burg, si njeriu që ka zhvilluar më shumë takime me Dritan Dajtin dhe nisur nga kjo situatë, policia ka njoftuar prokurorinë që të verifikonte pozicionin e këtij personi. Por “Shqiptarja.com” mëson se Bledar Musaj është njeri i afërt me Dritan Dajtin dhe ka qënë avokat i Dajtit në këtë proces. Për shkak të mbrojtjes ligjore që ai duhet të realizonte, ka kryer shumë takime në burg me Dajtin. Policia nuk jep asnjë të dhënë se si lidhet Musaj me rolin e tre gjyqtarëve të proceduar penalisht, por kërkon që ai të verifikohet nga prokuroria për këtë çështje. Në dobi të këtij hetimi, policia e shtetit ka sekuestruar librat e hyrje-daljeve në burgun 302 në Tiranë

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë