I infektuar me COVID, ndërron jetë mjeku anestezist Mihal Kërçi! Manastirliu: Luajti rol kyç në strategjinë e pandemisë! Basha: Mirënjohje për sakrificën e tij

I infektuar me COVID, ndërron jetë mjeku anestezist Mihal Kërçi! Manastirliu: Luajti rol kyç në strategjinë e pandemisë! Basha: Mirënjohje për sakrificën e tij

Mihal Kerci

Një tjetër viktimë nga bluzat e bardha u shënua për shkak të koronavirusit. Mjeku anestezist, Mihal Kerci i shtruar prej disa ditësh në spital ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë përmes një postimi në Facebook. Profesor Kërçi ishte njëkohësisht dhe kreu i kësaj shoqate.

Mjeku anestezist është infektuar disa ditë më parë teksa të premten, Shoqata e Anestezistëve njoftoi se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Ai gjendej nën asistencë respiratore dhe nën kujdesin e mjekëve por sërish nuk arriti që të fitojë betejën kundër koronavirusit.

Deri më tani në vendin tonë, 24 mjekë kanë humbur betejën me armikun e padukshëm COVID-19. Përmes një postimi në Facebook, mjekja gjinekologe, Anika Dokle ka postuar një foto me të gjithë mjekët që kanë humbur betejën duke i shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:19
Humb jetën mjeku anestezist, Meta: Duhet reflektim i thellë për mbrojtjen e bluzave të bardha! Duhet siguruar sa më parë vaksina

1606295828_ilirmeta1.jpg

Presidenti Ilir Meta, duke shprehur i ngushëllimet familjarëve të mjekut Mihal Kërçit për ndarjen nga jeta, i ka bërë thirrje qeverisë për të marrë masa të tjera për të mbrojtur bluzat e bardha nga koronavirusi.

Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se spitalet duhet të furnizohen me masa mbrojtëse, të dezinfektohen ambjentet spitalore si dhe shpërblim financiar të shtuar për mjekët.

"Ndarja nga jeta e Dr.Mihal Kërcit, personalitet i shquar i mjekësisë shqiptare, është një lajm shumë i hidhur për familjen, pacientët dhe të gjithë mjekët. Ngushëllimet më të ndjera, për këtë humbje të rëndë, që kërkon reflektim të thellë. Humbja e jetëve, si pasojë e COVID-19, të shumë mjekëve të shkëlqyer si Drini Dobi, Bledi Nini dhe të tjerë, është e pazëvendësueshme dhe boshllëku i krijuar në ndihmën e kualifikuar ndaj të sëmurëve tashmë ka për të qenë shumë problematik.

Kjo situatë kërkon marrjen e masave të shpejta, pa kursyer asgjë.Përsosja dhe furnizimi i bollshëm e pa kufizim me mjetet më të mira mbrojtëse për personelin mjekësor. Dezinfektimi i vazhdueshëm dhe rigoroz i mjediseve mjekësore për arritjen e sigurisë maksimale të tyre. Sigurimi sa më parë i vaksinës dhe vaksinimi me prioritet i personelit mjekësor. Shpërblim financiar dinjitoz dhe të shtuar" - shkruan Meta.

 

Ora 13:07
Ndarja nga jeta e Mihal Kërçit, Basha: Një humbje e rëndë, mirënjohje për sakrificën e mjekëve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të anestezistit Mihal Kërçi, i cili humbi betejën e tij me COVID-19. Basha shkruan se kjo është një humbje e madhe për të gjithë, ndërsa shprehu mirënjohjen e për sakrificën e tij në krah të bluzave të bardha.

Me hidhërim të madh mësova për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërci. Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen, miqtë dhe kolegët e profesor Mihalit. Kjo është një tjetër humbje e rëndë për të gjithë ne dhe personelin shëndetësor, që janë në vijën e parë të betejës për të shëruar të sëmurët me COVID-19, ndërsa vënë në rrezik jetët e tyre.

Të gjjthë së bashku jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime të mjekëve që humbën jetën në betejën për të shpëtuar jetë. Nderimi dhe respekti për sakrificën e tyre do të jetë bashkëshoqërues i përhershëm në kujtim të kësaj periudhe të vështirë që po kalojmë.

Mjekë, infermierë, ndihmës-mjekë, teknikë, administratorë, vullnetarë, shoferë, roje, e shumë të tjerë – të rinj në profesion apo në pension – kanë vënë në rrezik dhe kanë humbur jetën gjatë këtyre muajve pandemie.

Mirënjohje dhe falenderime për stafet tona mjekësore! Ata janë heronjtë tanë në vijën e parë të betejës me COVID!, shkruan Basha.

Ora 13:06
Ndarja nga jeta e mjekut Mihal Kërçi, Manastirliu: Shqipëria humbi një profesionist! Luajti rol të rëndësishëm në strategjinë kundër COVID-19

Pas lajmit për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërçi ka reaguar ministrja Ogerta Manastirliu. Ajo ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit. Përmes një postimi në Facebook ministrja shkruan se mjekësia shqiptare ka humbur një profesionist i cili ndihmoi shumë dhe në strategjinë e përballimit të situatës së koronavirusit në vend.

Postimi i Manastirliut:

"Prof. Mihal Kërçin e takova ditën kur iu bashkua task forcës së anestezistëve, e cila u krijua në fillimin e epidemisë në vendin tonë, së bashku me prof. Roland Xhaxhon dhe prof. Sokol Agollin. Në muajt e punës me task forcën e ngritur, ku mjekët e shkëlqyer të anestezi-reanimacionit që iu përgjigjën situatës, vlerësonin nevojat, planifikonin hapat që duhet të hidhnim, me qëllim që virusi të mos na gjente të papërgatitur, rivendosnin në punë respiratorë në shërbimet tona spitalore, organizonin trajnimet me të rejat e fundit, prof. Kërçi luajti një rol të rëndësishëm sa profesional aq dhe njerëzor, në mbështetje të planit tonë në luftën kundër Covid19" -shkruan Manastirliu.

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliri: 13/12/2020 11:07

    Ngushellime familjes,,,dotorret te ruhen nga infektimet,,,duhen thirrur mjeket ne pension qe te sherbejne,,se nuk kemi shume mjeke,,kjo te behet me detyrim nga shteti..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen