'I infiltruar’ apo me probleme të shëndetit mendor personi që goditi Berishën? Kalaja: Ishte agjent, ka prova! Valteri: Teori konspirative! Xhaferi: Kishte përgatitje fizike

Një person me probleme të shëndetit mendor apo një ‘i infiltruar’ ishte Gert Shehu, 31-vjeçari që goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha? Ishte kjo tema e diskutimit në emisionin e ditës së sotme “Repolitix” me gazetarin Denis Minga në Report Tv.  

Për Adriana Kalanë, ish kandidate për primaret e Bashkisë së Tiranës, 31-vjeçari ishte vetëm një person i përdorur dhe pikërisht për të kryer sulmin fizik ai ishte ‘kamufluar’ si protestues dhe se autori kishte llogaritur të gjithë lëvizjet e tij dhe se për këtë gjë ka fakte.

 “Nuk mendoj se thelbi i kësaj që ndodhi dje lidhet me shëndetin mendor dhe atentatorin. Ishte antantat, krim shtetëror. Ai jo vetëm ishte në rregull mendërisht, por i ka planifikuar. Ka qenë i qetë. Atentatori është një person që ka ekzekutuar që plan që është kurdisurat nga Edi Rama , Blendi Çuçi. Gjenden këta individë që kanë probleme me humorin. Duhet të ketë një indice për të ndërmarrë një sulm të tillë. Ai është infiltruar në mënyrë shumë të qetë, hiqet si protestues. Fakti që ka qenë dhe ka ndjekur të gjithë lëvizjen e protestuesve në vendin ku do mbahej protesta. Në ato që kemi ngritur si akuzë nuk e kemi lidhur fare më fenë, çdo gjë e kemi lidhur me pushtetin.

Drejtoi i Përgjithshëm i Policisë në mënyrë të pa turpshme tha se është goditur deputeti, në radhë të parë ai është ish-kryeministri. Ligji për tubimet është detyrim për ruajtjen e jetës së një politikani, organizatorë të protestës.

Është një data-bazë sekrete. Berisha e di se kanë ardhur informacione se ai është agjent. Ju shumë shpejt do t’i merrni provat. Ishte më i lehtë për t’u përdorur.”, u shpreh Kalaja.

Të njëjtën mendim ndan dhe Besart Xhaferi, kreu i FRPD-së. Ai akuzon se 31-vjeçari ka qenë një “agjent” dhe se sulmi ndaj ish-kryeministrit Berisha erdhi pas goditjeve të vazhdueshme ndaj partisë politike që ai drejton. Për Xhaferin, 31-vjeçari Gert Shehu ishte person i përgatitur për sulmin fizik ndaj Berishës.

“Në fillim goditet lideri historik politikisht, pastaj nuk njihet kuvendi kombëtar, tentohet t’i merret vula, të delegjitimohet. Dy epoka, para 6 dhjetori dhe pas 6 dhjetorit. Ai mund të kishte dhe thikë. Duhet ta ndalojmë së quajturi incident. Policia ngeli në klasë. Policia del menjëherë me deklarata të pa verifikuara. Ky është një agjent i infiltruar.

Sali Berisha e dha dje dëshminë, i tha të gjitha dhe nuk mund të shkoj te drejtori e policisë që doli e  tregoi: Ja kartela! Ai nuk ishte një incident që ndodhi të lagja, e panë të gjithë. Ai njeri ka përgatitje fizike, vetëm pas dhunës që iu ushtruar dje mund të dali i goditur. Nuk i besoj ekspertizës ligjore që mund t’i bëhet tani”, u shpreh Xhaferi.

Nga ana tjetër, ish-deputeti Halit Valteri teksa i quan teori konspirative, hedh poshtë hipotezat e ngritura nga opozita se Shehu ishte një person i përdorur. Vlateri tha se nëse vërtetohet se ky sulm fizik ishte i përgatitur, atëherë, instancat shtetërore përgjegjëse duhet të japë dorëheqjen.

“Teori konspirative pa fund. Keqardhje për atë gjest. Ajo skenë mund t’i ndodhte gjithkujt dhe jo një personi me një histori 30-vjeçare në politikë. Unë kam qenë pjesë e qindrave protesta, ka pasur qindra njerëz që kanë dashur ta takojë, askujt nuk i shkonte në mëndje askujt. Nuk është një person i përdorur. Një person me problem të rënda mendore mund të arrij ta bëjë këtë gjë. As Rama nuk do të donte të ndodhte kjo gjë. Në 30 vite nuk ka pasur asnjë zënkë tjetër përveç atyre politike. Po të isha në vend të Drejtorit të Përgjithshëm do të krijoja një komision parlamentar të sigurisë, nëse ky personi është i futur nga Partia Socialiste, nga partnerët e PD-së, drejtuesit, përgjegjësit duhet të dorëhiqen. Nëse ky person është i futur nga qarqe të ndryshme, instancat shtetërore, linja e gjitha duhet të japë dorëheqjen.”, u shpreh Valteri.

Për gazetarin Flogert Muça, sulmi ndaj ish-kryeministrit është i tmerrshëm dhe nuk duhet të përsëritet, jo vetëm ndaj tij, por dhe ndaj askujt tjetër. Muça thekson se kjo ngjarje po përdoret nga Berisha për të mbuluar dështimin e protestës së datës 6 dhjetor.

“Ngjarja është e tmerrshme. Nuk duhet të përsëritet as ndaj Berishës dhe as ndaj askujt. Si ka mundësi që në këtë vend si dhunues dhe i dhunuar flet njëlloj. Ndodhi vrasjet në 21-janar ai thuri një ngjarje. Tani, dhunohet vetë fatkeqësisht dhe është ai që jep verdiktin final të historisë.

Ajo është një ngjarje fatkeqe dhe sporadike totalisht, por ai njeriu dje kishte paralajmëruar një uragan dje dhe ata liderët do ta merrnin vesh se kush ishte Edi Rama. Për të sfumuar dështimin e protestës po përdor incidentin. Në vend që Sali Berisha të dali dhe të dënojë dhunë, por me sjelljen e tij po e agravon atë, po e amplifikon atë dhe po mbjellë kulturë dhune në zemërimin opozitar, Prandaj po përdorin fjalën atentat, e kanë strategji komunikimi.”, u shpreh gazetari Muça.

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit të cilën e kishte parashikuar prej ditësh, u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor. Gjithsesi, pavarësisht se ditën e djeshme, politika u bë 'bashkë' pavarësisht ndasive dhe dënoi njëzëri sulmin ndaj Berishës, kreu i foltoreve, bëri fajtor Edi Ramën. Ky version, u pa edhe nga pjesëtarë të Rithemelimit dhe një pjesë të Partisë Demokratike. 

Ndërkohë pavarësisht paraqitjes së dokumentit nga ana e mjekut Sadik Lala, ku shfaqej se 31 vjeçari, Gert Shehu vuante nga një “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”, Rithemelimi këmbëngul se 31 vjeçari është oficer i policisë kriminale dhe është urdhëruar për të goditur ish kryeministrin. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e djeshme për ngjarjen e ndodhur dhe ka kërkuar që të zbardhet akti i sulmit që e konsideroi të pajustifikueshëm.g

S.C/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gerti: 08/12/2022 19:36

    MOJ adriana,,,saliu e kishte merituar me kohe te mos ekzistonte fare ne kete dynja bashke me ilir meten,,,,,i ke harruar 1997,,gerdecin,,vrasjet ne bulevard,,,vjedhjet e miliardave nga tendera e koncesione,,,,...gerti duhej ti kishte hedhur acid ne fytyre te pafytyrit...do kishte shpetuar shqiperia...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve