Një iPhone i fshehur në dyshek është gjetur gjatë një kontrolli të befasishëm në burgun e Vlorës. iPhone ka qenë i mbështjellë me një copë të bardhë.

Pajisja celulare është sekuestruar nga grupi i sigurisë.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe në goditjen e çdo paligjshmërie brenda sistemit”, thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë në rrjetet sociale.