Dorëheqja e parevokueshme e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi, pritet të fusë në ngërç këtë gjykatë.
 
Kujtojmë që këtij gjyqtari i ka mbaruar mandati që në muajin prill ndërkohë që dorëheqjen e ka dhënë më 15 shtator.
 
Ligji përcakton se gjyqtari që i ka mbaruar mandati duhet të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e anëtarit zëvendësues, Berberi qëndroi 6 muaj si pjesë e kësaj gjykate deri ditën që vendosi të dorëheqjen.
 
Burime të Report Tv bëjnë me dije se pas përfundimit të këtij afati gjyqtari duke parë mungesën e vullnetit nga institucionet e ngarkuara për përzgjedhjen e anëtarit zëvendësues, vendosi të dorëheqjen.
 
Vendimi sipas ligjit për funksionimin e gjykatës kushtetuese merret me shumicë anëtarësh apo me vetëm një votë diferencë por në situatën e re të krijuar nëse 4 anëtar janë pro e 4 kundër praktikisht gjykata kushtetuese bllokohet.
 
Sokol Berberi do duhet të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e zëvendësuesit të tij por ajo cka bie në sy nga kjo dorëheqje është fakti se në faqen zyrtare të gjykatës Kushtetuese tek rubrika anëtarët profile i Berberit është hequr dhe aty rezultojnë vetëm 8 anëtarë.

Kujtojmë që Sokol Berberi ishte njëri nga tre kandidatët për në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, por që nuk u pranua.



d.b/shqiptarja.com