Në nëntor të 2021 i 'hodhën në erë' makinën me tritol, arrestohet noterja Rezarta Koçi! SKEMA e mashtrimit, u merrte para qytetarëve, i kalonte në llogarinë personale! Përvetësoi 2 mln euro

Noterja Rezarta Koçi, së cilës iu vu tritol në makinë në nëntor të vitit të kaluar, është arrestuar sot nga policia për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Policia njofton se Koçi, 40 vjeçe në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm. Pre e mashtrimeve të saj ishin pronarët e pasurive të paluajtshme apo të hoteleve, ndërsa përmes mashtrimit kishte arritur të përvetësonte 2 mln euro, që më pas i kalonte në llogarinë personale. 

Mashtrimet e Koçit u zbuluan nga qytetarët që ishin pala shitëse, pasi nuk merrnin asnjë shumë lekësh edhe pse certifikata e shtëpisë apo biznesit që shisnin kalonte në emër të palës blerëse. Sapo ata i kërkonin paratë, Koçi i mashtronte duke u thënë se do t’i kalonte nga dita në ditë, por nuk ndodhte kurre. Policia dhe prokuroria po vijon hetimet pasi ka dyshime se noterja bashkëpunonte dhe me persona të tjerë mes tyre edhe biznesmenë për të përvetësuar para nga qytetarët dhe për të kryer falsifikime.   

Më 5 nëntor të vitit të kaluar, noteres iu vu tritol në makinë, në një ndër lagjet më të frekuentuara të kryeqytetit "Komuna e Parisit". Autorët nuk janë identifikuar ende, teksa tritoli u konsiderua paralajmërim për gjyqtaren, e cila kishte konflikte për çështje parash me disa persona. Vetëm gjatë vitit 2021 mendohet se noterja ka mashtruar 15 qytetarë, ku Report Tv zbardhi 4 raste kallëzimesh ndaj noteres, nga persona që e akuzojnë se i ka mashtruar.

Në korrik të vitit 2019, Rezarta Koçi është kallëzuar penalisht nga një person me inicialet I. Ç., për shpërdorim detyre dhe mashtrim, duke pretenduar se i ka përvetësuar një shumë parash, në lidhje me një pasuri të llojit hotel.

Në maj të vitit 2021, ajo është kallëzuar nga personi me inicialet E. N për fshehje të ardhurash dhe mashtrim, duke pretenduar se i ka përvetësuar një shumë parash, për një kontratë për shitje të një pasurie të paluajtshme.

Në qershor të 2021, një tjetër person me inicialet E. Q., ka kallëzuar penalisht Rezarta Koçin për fshehje të ardhurash, mashtrim dhe mospagim taksash, duke pretenduar gjithashtu se i ka përvetësuar një shumë të konsiderueshme parash. Në 9 korrik të 2021, për Rezarta Koçin u depozitua në prokurori një tjetër kallëzim penal, sërish për mashtrim dhe përvetësim parash.

Heqja e licencës në vitin 2021

Në vitin 2020 një ankesë e mbërritur me email në Ministrinë e Drejtësisë, bëri që ky institucion të fillonte të hetonte Rezarta Koçin. Një qytetar me inicialet K.G., u ankua se noterja nuk kishte përdorur në mënyrë të rregullt llogaritë bankare, dhe pas hetimit të Ministrisë së Drejtësisë u propozua të pezullohej përgjithmonë noterja Rezarta Koçi dhe të fillonte procedimi penal ndaj saj. Gjetjet e Ministrisë së Drejtësisë i mori në shqyrtim Bordi Disiplinor i Dhomës Kombëtare të Noterisë, i cili vendosi të pranojë kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në datë 6 maj 2021

1643971426_163622204816362186531636180461REZARTAKOCI.jpg

Rezarta Koçi dhe makina e saj që iu vendos tritol  5 nëntor 2021

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:24
Noterja Rezarta Koçi e arrestuar për mashtrim, u përvetësoi pronarëve rreth 2 mln euro! I kalonte në llogarinë personale

Noterja e arrestuar Rezarta Koçi ka mundur të marr përmes mashtrimit të qytetarëve shuma të konsiderueshme parash. Burime bëjnë me dije se në total Koçi ka mundur të përvetësoj rreth 2 milionë euro, ndërsa pre e mashtrimit kanë rënë pronarë të pasurive të paluajtshme si banesa dhe hotele. Paratë e përfituara përmes mashtrimit ajo i kalonte në llogarinë e saj personale në bankë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 05/02/2022 10:23

    Hajdutja mbante licensen e noteres vetem per te vjedhur cfar duhet te presin qytetaret nga kjo hajdute qe komprometon dhe gjykaten per ti rikthyer licensen qe ministia e drejtesis ja kishte hequr kjo hajdute duhet te ktheje gjene e vjedhur dhe te meritoj burgun

    Përgjigju
  • Drejtori: 05/02/2022 02:07

    Ajo te beje cdo gje por banka ka pergjegjesi per fondet te kalojne sipas kontrates. Qytetaret te hedhin banken ne gjyqe te marrin fondet

    Përgjigju
  • Banka: 04/02/2022 16:46

    Po banka ku eshte ketu ? Si ka mundesi qe i lejon te kryeje veprime kesaj perderisa eshte llogari qe nuk mund te tjetersohen. Ketu eshte bota e cudirave

    Përgjigju
  • Pepa: 04/02/2022 15:04

    Rimçja i shkrete.

    Përgjigju
  • Tani: 04/02/2022 15:01

    Leket ja ka kaluar Urim Pepes I cili vdiq vjet ne aksident.Tani I xhiron firma Pepa konstruksion dhe familja e Pepes.

    Përgjigju
  • liku: 04/02/2022 14:47

    Gjyqtari qe i dha licensen kesaj hajne mban pergjegjesi duhet te pergjigjet dhe ai para drejtesis

    Përgjigju
  • Gripi: 04/02/2022 14:29

    Po leket do ju kthehen te demtuarve apo ben nje vit burg kjo dhe i gezon se kete nuk kuptoje une??

    Përgjigju
  • gjykata: 04/02/2022 13:29

    por e bukura fare eshte se kur ministia i hoqi licensen, kjo shkoi ne gjykate administrative dhe gjyqtari gentian medja e kthe perseri licenesn me arsyetimin se edhe pse ka bere shkelje nuk jane aq te renda sa ti hiqet licensa dhe sot kjo figuron me license. po per ket gjyqtar qe i rikthen licenes kesaj a duhet te pergjigjet njeri? ky gjyatr ka aplikuar per ne gjykaten e larte sa per info...dojapi drejtesi te larte

    Përgjigju
  • Andi: 04/02/2022 12:31

    Ca ka per skemë këtu. Çdo pagesë që bëhet nga blerësi tek shitësi, i një apartamenti, duhet të kalojë në llogari të noterit dhe 24 ore me pas noteri ja kalon shitësit. Kjo shkon tërheq leket e i thotë shitësit nuk kanë kaluar leket. 1 apartament, 100mije euro direkt

    Përgjigju
    • E verteta: 04/02/2022 16:23

      Haha jo vlla nuk funksionon ashtu ska shanc ti marri leket..se leket rrin te bllokuara ose te ngrira dhe noteria nuk ben dot terheqje te lekeve..

  • Korleone: 04/02/2022 12:16

    I eshte hequr licensa ne maj 2021 ! Po si ka mundesi qe kjo ka vazhduar mashtrimet ? Te mashtruarit duhet tia kerkojne demshperblimin Ministrise se Drejtesise qe edhe i heqkerka licensen edhe e lejon te "punoje" pra te vazhdoje mashtrimet . O Minitsri e pa-Drejtesise po zgjohuni nga gjumi mos flini mbi lepushkat qe u merrni te korrutuarve dhe beni nje vesh shurdh e nje sy qorr , beni sikur nuk kuptoni e mbroheni duke thene i ka kthyer Gjykata ne detyre . Pse nuk kerkoni procedim disiplinor dhe per gyqtaret qe rikthejne ne detyre keto mostrat njelloj sikur kerkoni per gjyqtaret qe lirojne para kohe vrasesit ,sepse edhe keto njelloj si kriminelet ee te marrin jeten e lirohen nga burgjet , edhe keto te zbrazin xhepat dhe te bejne karshillek me vulen qe u jep shteti .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali