I mori 8 mln lekë vajzës së pacientes me COVID, Gjykata e Apelit refuzon kërkesën për liri, lihet në burg sanitarja Tire Alldervishi

Gjykata e Apelit të Tiranës ka refuzuar kërkesën e sanitares Tire Alldervishi për lirimin nga burgu në seancën e zhvilluar ditën e sotme. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se ajo vijoi me pretendimet se është e infektuar me COVID dhe se nuk mund të prishë më asnjë punë nëse do të lirohej.

Sanitarja Tire Alldervishi u la në burg nga Gjykata e Tiranës për mashtrime me pasoja të rënda, një vendim që kjo e fundit Shefqet Ndroqi'.">e dërgoi në apel. Skandali i mashtrimit u denoncua fillimisht në emisionin investigativ "Stop" ku ka pasuar dhe me arrestimin e sanitares. Tire Alldervishi u hoq si infermie dhe i mori 8 mln lekë vajzës së pacientes me COVID e cila ishte shtruar në spitalin 'Shefqet Ndroqi'.

Ka qenë vajza e 55-vjeçares, e cila humbi betejën me COVID pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, e cila denoncoi rastin. Komunikimet nëpërmjet WhatsApp-it të vajzës dhe nënës së saj, faktuan se edhe shërbimi, edhe përkujdesja ndaj të ndjerës, nuk kanë qenë ato që pretendohen. E ndjera është ankuar se sanitarja që e kishte paguar nën dore i ka hequr bukën, ujin dhe nuk e ka ndërruar, për shkak se të gjitha nevojat personale ajo detyrohej t’i kryente në krevat.

Vajza e pacientes me COVID që prej 28 ditësh ishte shtruar te ‘Shefet Ndroqi’ ka kallëzuar në polici se Tire Alldervishi i ka marrë çdo ditë rreth 5.000-6.000 lekë duke i "premtuar" se do të kujdesej për nënën e saj, por rezultoi se kundërta. Sipas burimeve të siguruara për Report Tv, Tire Alldervishaj, rezulton përsëritëse dhe kishte një rrjet bashkëpunëtorësh jashtë spitalit që shenjestronin familjarët e të sëmurëve. Dyshimet e hetuesve janë se sanitarja në të shumtën e rasteve gënjente të familjarët se do kujdesej për pacientët, por në realitet merrte vetëm paratë.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore