I kishte marrë 1 milion lekë borxh të atit, për të shlyer paratë që bashkëshorti kishte lënë në kazino, teksa nuk mundi t’ia kthente, sajoi grabitjen.
Kjo është zanafilla e historisë së Jonida Ferres, e cila dje njoftoi policinë se ishte plagosur me thikë nga një person që i kishte marrë edhe çantën me para.
Burime informacioni jo zyrtare pranë Policisë së Tiranës bëjnë me dije së Jonida Ferra, i kishte marrë babait të saj një shumë prej 10 milionë lekësh. Këto para i kishte marrë për paguar një borxh të bashkëshortit, i cili kishte lënë makinën peng në një kazino.
Ferra ka shkuar të marrë kredi në banke, por një shumë e tillë i është refuzuar. Pasi ka dalë nga banka ajo ka plagosur veten me thike, duke pretenduar se ishte sulmuar nga grabitësit të cilët i kishin marrë edhe çantën me 1 milion lekë brenda dhe më pas ka njoftuar policinë.
Por burime pranë grupit hetimor thonë gruaja e pranoi se sajoi grabitjen, duke ngritur alibinë se lekët ia vodhën. Pas deklarimit në komisariatin numër 3 në Tiranë, ajo do të gjykohet në gjendje të lirë. Mësohet se ajo ka një fëmijë katër muajsh dhe babai i saj jeton në Pogradec ku punon si taksist.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com