Ne e shohim që këtu Shqipëria, nga këto protesta që nuk dihet ku e kanë kokën, merr dy goditje. Goditje të forta”. I shqetësuar për atë që po ndodh në Shqipëri, me protestat që tashmë i kanë mbushur 25 ditë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një prej figurave më të rëndësishme të shqiptarëve në rajon, Ali Ahmeti e lidh me dy forca rajonale gjithçka po ndodh. E para goditja e turizmit.

“Industria kryesore e Shqipërisë është turizmi. Goditet tek turizmi. Nga doli fushata e parë? Nga Greqia, sepse turizmi po i rrezikohet nga Shqipëria, po i rrezikohet Greqisë. Që një shtet fqinj s’bën me menduar kështu për fqinjin e vet, po ja që ka ndodhur, që deklarata e parë dhe reagimet e para erdhën nga Greqia”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut i lidh dhe me Serbinë ato që po ndodhin në Tiranë.

“Kush u bë zëdhënësi i parë i kësaj fushate? Në Beograd? I njëjti që bën fushatën e protestave në Serbi, bën fushatën për protestat në Shqipëri. Dikush mund të ngrihet dhe të thotë: Ali Ahmeti po mbron Edi Ramën. Jo, Ali Ahmeti mbron Shqipërinë dhe i dhimbet Shqipëria”, ka thënë Ahmeti.

Për Ahmetin, i cili njihet si një prej luftëtarëve më të mëdhenj për cclirim të shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, është e qartë se këtu fshin armiqtë e kombit shqiptar.

“Kush tenton pasigurinë ta krijojë në Shqipëri? Armiqtë e kombit shqiptar. Unë nuk them që këta kanë dalë në shesh aty, janë armiq, po kanë rënë në grackën e armiqve, pa analizuar dhe pa e studiuar mirë pasojat që i shkaktojnë kombit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë”, ka thënë Ahmeti.

Vetëm pak ditë më parë, një nga organizatorët e protestës, Arben Kola, e pranoi grupe të infiltruara ka nga Greqia, Serbia apo edhe Irani. Vetë Kryeministri Rama e ka theksuar këtë rrezik që prej ditëve të para të protestës.