I ofendonte babain herë pas herë, duke i thënë: “…O spiun i sigurimit…, o Enverist…, komunist… etj”, por djali i një ish-zyrtari të Sigurimit të Shtetit, ka vendosur të hakmeret në një mënyrë të veçantë, duke i shkaktëruar autobuzin, të cilin ofenduesi e përdorte për ceremoni funerali. Erion Duçka, ka vendosur ti shkatorojë autobuzin komshiut, duke përdorur një sasi të vogël tritoli, duke ja hedhur në një nga gomat.
Sasinë e tritolit, Duçka rezulton ta ketë gjetur tek një person i paidentifikuar në zonën e Farkës, duke e blerë kundret 100 mijë lekë të vjetra. Pas kësaj Duçka, ka siguruar dhe një biçikletë, të cilën e ka përdorur për të shkuar afër autobuzit dhe vendosur sasinë e lëndës shpërthyese. Teksa ai largohej në orët e vona të natës nga vendgjarja me një biçikletë, është ndaluar nga një patrullë policie, të cilën më pas e ka kundërshtuar.
Menjëherë ai është arrestuar për kundërshtim të forcave të rendit, dhe është shoqëruar në polici. Por gjatë marrjes në pyetje Erion Duçka, djali i ish-sigurimsit, ka pranuar të bashkëpunojë me policinë, duke ndjerë pendesë për atë që kishte kryer, dhe treguar gjithçka. Për vendosjen e tritolit me fitil zjarr përcjellës, i pandehuri Duçka është dënuar nga gjykata e Tiranës me 3 vite heqje lirie.
Shpërthimi në autobus
Nga shqyrtimi gjyqesor rezultoi se në gusht të 2016 rreth orës 3:40, shërbimet e policisë gjyqesore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë njoftuar për një shpërthim me eksploziv të një mjeti tip autobuz i kuq,me targa “AA940CG”, i parkuar në një rrugë të kryeqytetit. Gjatë këqyrjes së autobuzit është konstatuar se lënda eksplozive ishte vendosur në gomën e pasme të autobuzit dhe kishte shkaktuar çarje të gomës së prapme, dëmtim të parafangos si dhe të llamarinës sipër kësaj gome ku ishte vendosur lënda plasëse. Në një distancë rreth 2 metra nga vatra e shpërthimit që ishte sipër gomës, është gjetur një mbetje fitili zjarr-përcjellës me gjatësi 14.05 cm, me veshje dy herë të asfaltuar, i djegur dhe në dy skajet e tij ka shpërbërje të fijeve.Pesë minuta pas shpërthimit shërbimet e komisariatit nr.4, në afërsi të vendit të ngjarjes, është konstatuar një person i cili lëvizte me biçikletë dhe në momentin që makina e policisë është afruar,ai ka tentuar të largohej duke i dhënë biçikletës me shpejtësi nëpër rrugica. Në ikje e sipër,ai ka lënë biçikletën dhe ka tentur të largohet me vrap si dhe ka tentuar të godasë disa herë policin e patrullës.
“Do shkoja në xhami për tu falur”
Ky shtetas ka rezultuar të jetë Erion Duçka, i cili pasi është shoqëruar në ambientet e policisë është pyetur si person që ka dijeni mbi rrethanat e hetimit, ku ka sqaruar intenerarin e lëvizjeve te tij, vendeve dhe personave që ka takuar. Ai ka pretenduar se në momentin që e ka kapur policia ka qenë duke shkuar në xhami për tu falur. Ai gjithashtu në deklarimin e tij shpjegon se atë natë rreth orës 24.00, ka shkuar për të fjetur tek shtëpia e babait të tij që ndodhet tek rruga “Ali Baushi” dhe se rreth orës 03.50 është ngritur për të shkuar në xhami për tu falur.Fillimisht Duçkës i është ngritur akuza e “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”. Ndërkohë u janë marrë deklarime disa shtetasve dhe në pohimet e tyre ka rezultuar se kishte mospërputhje me alibinë e shtetasit Erion Duçka, lidhur me arsyen e ndodhjes së tij,në afërsi të vendit të ngjarjes menjëherë pas ngjarjes dhe intenerarin e lëvizjes se tij para dhe pas ngjarjes.
Pendesa në qeli
Rezulton se më datë 26 gusht 2016, shtetasi Erion Duçka, i ndodhur në ambjentet e paraburgimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka kërkuar që të marrë takim me oficerët e policise, pasi ishte penduar dhe kishte vendosur të tregonte të vërtetën në lidhje më vendosjen e lëndës eksplozive tek autobuzi. Ai ka deklaruar se lëndën eksplozive tek autobuzi, e ka vendosur ai dhe arsyeja ka qënë pasi ka patur disa konflikte me pronarin, pasi ky i fundit i shante babain e tij, duke i thënë spiun, për shkak se babai i Erionit kishte punuar në SH.I.K.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com