I ofroi Nuredin Dumanit 120 mijë euro që t'i vriste gruan, lirohet nga burgu avokati Alban Bengasi

I ofroi Nuredin Dumanit 120 mijë euro që t'i vriste gruan, lirohet nga burgu avokati Alban Bengasi

Alban Bengasi

TIRANË- Avokati Alban Bengasi i dënuar nga GJKKO pasi i ofroi Nuredin Dumanit 120 mijë euro që t’i vriste gruan, është liruar nga burgu.

Lirimi i tij ka ardhur pas përfundimit të periudhës së dënimit. Gjykata e Posaçme dënoi me dy vite burg ish avokatin Alban Bengasi. Ai u shpall fajtor për akuzën e dhunës në familje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pasi pagoi Nuredin Dumanin për të vrarë ish bashkëshorten e tij.

Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar që është pranuar, Bengasi u dënua përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burg. Ndërsa SPAK kërkoi dënimin e tij me 4.4 vite burg.

‘Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja, Dhimitër Lara dhe Engert Pëllumbi, sot më 27.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 173 akti, datë 25.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi A.B., me objekt: Kërkesë për shuarjen e masës së sigurimit "Arrest në burg”, dhe vendosi: Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit Z. A.B. me Vendimin nr. 42, datë 17.05.2022 dhe të verifikuar me Vendimin nr. 103, datë 08.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit Z. A.B. nga ambjentet e paraburgimit, nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor. Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të arsyetuar të vendimit. .’- njofton Apeli i GJKKO-së.

Rasti i tij u zbulua nga dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ku thuhej se avokati kishte ofruar 120 mijë euro për të kryer ekzekutimin, por Dumani nuk i kishte pranuar duke thënë se nuk merrej me gra.

Bengasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë  dhe u u arrestua në shtator 2023 në aeroportin e Rinasit, pasi u kthye nga Dubai ku qëndronte prej 16 muajsh në arrati.

SPAK zbardhi  rolin e secilit dhe ngjarjen çfarë ndodhi më 30 janar 2020  në Rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë. Alban Bengasi (ish bashkëshorti  i të dëmtuarës Blerta Ruçi), për shkak të konflikteve familjare, ka qënë porositësi i aktit të dhunës. I bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, Nuredin Dumani. 

Nuredin Dumani, është personi që ka kryer ndjekjen e shtetases Blerta Bengasi, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, dhe Eljo Bitri është ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dor: 27/07/2024 14:57

    tani familja e ish gruas do paguaje ndonje kriminel per ta qeruar kete....

    Përgjigju
  • Nuri: 27/07/2024 14:31

    Baji mor hetim pasuror içatij surratmuti, rraseni mor prap mren icat shemtir

    Përgjigju
  • Pashai: 27/07/2024 14:14

    Asnje femer ne trupin gjykues(?), e turpshme edhe per ata gjyqtare Burrrra-, per Fakten e thjesht: fenomene te tilla sduhet t kthehem ne duk du dukuri-, na mohojne si qenie sapiens! Turp per mishin qe e mbart dhe shpirtin qe e shpreh.

    Përgjigju
  • I drejti: 27/07/2024 13:31

    Lajm i mirë, sepse vetëm me llafe po dënohen njerëz si në diktaturë, jo më tha jo i thashë. Ndonëse për këtë ishte një mësim pasi dhe i atij këtij dikur në diktaturë si pjese e nomeklaturës kështu i ndalonte të pafajshmit. Karma it’s bitch

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore