Sllogani i njohur integrimbashkim, që ka kuptimin e Mbashkimit të shqiptarëve dhe “Shqipërive” në Europë, njohu një theksim të ri të gjymtyrës së bashkimit në njëqindvjetorin e Pavarësisë. Aq sa për një moment u krijua përshtypja se pjesët e binomit në fjalë po ndryshonin renditjen, duke dalë bashkimi përpara. Përballë shfaqjes së paharrueshme të atdhedashurisë së njerëzve të thjeshtë u shballancuan edhe politikanët e partive të mëdha, që zakonisht kanë qenë të matur dhe në sintoni me aleatët perëndimorë për çeshtjet nacionale. Kryeministri Berisha evokoi verbalisht kujtimin e Shqipërisë së vilajeteve osmane; dikush tjetër permendi konturet e “Shqipërisë austrohungareze”, sipas projektit të parë të Vjenës në konferencën e ambasadorëve në vitin 1913. Zyrtarë të tjerë, qëndrorë dhe lokalë, folën me dykuptimësi për bashkimin,
duke mos e specifikuar nëse e kishin jalën për bashkimin politik kombëtar apo për bashkimin si vlerë morale dhe njerëzore. Vështirë të thuash se çfarë kishte në mendje njëri apo tjetri, por ma merr mendja se rregjistri i këtyre artikulimeve u ndikua parasëgjithash nga fryma e festës.
Politikanët i mori vala, u bënë pothuajse të gjithë, kush më shumë e kush më pak, si Kreshnik Spahiu e Albin Kurti që e kanë mësuar publikun me qëndrimet e tyre nacionaliste. Nuk na kushton asgjë të themi se këta që janë në qeveri mund ta kishin kafshuar gjuhën. Për të mos krijuar kot së koti tensione me fqinjët. Për të mos provokuar reagime si ato që erdhën nga Uashingtoni dhe Brukseli përmes ambasadorëve respektivë , Aleksander Arvizu dhe Ettore Sequi. Ka plot gjëra të drejta që nuk është e urtë të thuhen. E drejta ka nevojë për kohën e vet, për vendin e vet dhe padyshim për njerëzit e vet. Gjithsesi, duke mirëkuptuar shqetësimet amerikane dhe europiane, duhet të shënojmë se kjo e bashkimit kombëtar është parasëgjithash retorikë, por jo një projekt. Ka deklarata apo propozime spontane, por nuk ka një projekt shqiptar të elaboruar në nivel akademik dhe politik gjithpërfshirës për bashkimin e trojeve shqiptare.
Madje nuk ka projekt as për integrimin e përshpejtuar ndërshqiptar, brënda konceptit europian të integrimit. Shqipëria dhe Kosova mund të kenë një projekt të tyrin, komplementar me projektin europian, për integrimin ekonomik, kulturor, e tjerë. Dembelizmi dhe amatorizmi populist ia ka lënë tregut të lirë edhe këtë gjë. Nacionalizmi shqiptar nuk shërben atë që është e mundshme, e paqtë dhe mjaft e dobishme në kohën që jetojmë, por shkon e ngre pluhur me "zgjidhje" deklarative që nuk varen vetëm nga shqiptarët. Kjo, padyshim, është një temë me vete që meriton një trajtim të veçantë. Në këtë periudhë, pasi po kalon dehja e natyrshme e festës, vizionet dhe konceptet për rrugën që do të ndjekë fati i Shqipërisë në vijimësi duhet të rikthehen në shtratin e tyre. Integrimi është realisht përpërësi e përparësive. Mirëpo nuk shihet të ketë një reflektim të thellë për lajmin e zi të refuzimit të statusit për herë të tretë. Përkundrazi: Jeta politike ka përfunduar në batakun e lojës së vjetër "e ka kush e ka", ku sekush kërkon t'ja faturojë dështimin kundërshtarit. Po krijohet një gjendje konfuze për vetë integrimin si synim. Andej-këndej ndjehet një lloj disfatizmi ,sikur s'do të këtë më shanse të tjera. Nga ana tjetër, ndjehet edhe një lloj moskokëçarjeje sikur nuk bë nami, punë e madhe që nuk e morëm! Qeveria është në ballë të cicmiceve politike, në përpjekjen e saj të stërmundimishme dhe irracionale për t'ja lënë fajin opozitës. Duke injoruar kësisoj të vërteten elementare se në ndërmarrje madhore siç është integrimi, as suksesi, as dështimi nuk mund të jenë kurrë vepër e një pale të vetme.
Sidoqoftë, është momenti për t'u thënë stop këtyre shakave; është momenti për t'u bërë në një mendje se integrimi është i pari. Opozita jonë perëndimore ka bërë sistematikisht të vetën për hyrjen e vendit në NATO, për marrëevshjen e Stabilizim- Asocimit në Europë, për përmbushjen e një pjesë të rëndësishme të kritereve për marrjen e statusit të vendit kandidat në Europë. Në mënyrë aspak fisnike, qeveria ka abuzuar jo rrallë me oksidentalizmin e opozitës, duke dashur të nxjerrë përfitimet dhe kënaqësitë meskine të tërheqjes zvarrë të saj. Ndoshta në këtë kontekst, për herë të parë, duke shkuar me mendimin se qeveria është shumë e interesuar për integrimin, opozita e kushtëzoi votimin e tre ligjeve të mbetura me zgjidhjen e ngërçit të Fierit. Indiferenca e qeverisë për Fierin nuk ka shpjegim tjetër veç faktit se kryeministri e ka ditur se Shqipëria nuk e merr statusin edhe po t'i votojë tre ligjet. Përndryshe, çdo njeri ka të drejtë të mendojë: mirë luajti mendsh opozita që e lidhi statusin me Fierin, po pse luajti mendsh edhe qeveria që nuk e zgjidhi këtë ngërç? Jemi para një rebusi që nuk na tërheq ta zbërthejmë më tej. Mjaft na ka dënuar për këtë herë. Tani, pasi është njohur me qëndrimin zyrtar të Brukselit dhe pasi ka kuptuar se në thelb tre ligjet janë shtuar për t'i dhënë punë dialogut në Kuvendin e Shqipërisë, opozita duhet ta ndajë votimin e tyre nga çeshtja e Fierit. Fieri është një skandal që duhet zgjidhur patjetër, por nuk ka arsye të lidhet më tej me votimet në Kuvend. Votimi sa më parë i tre ligjeve, nësë ato kanë përmbajtjen demokratike për t'u votuar, do të nxirrtë në dritë të plotë të vërtetën e refuzimit të statusit dhe, kryesorja, do të shënonte një hap para drejt ëndrrës së integrimit. Që për ne si shqiptarë përmbledh në një ëndrrën e demokracisë dhe bashkimit.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 22 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com