I penduari Klevis Alla dëshmon për vrasjen e vëllezërve Haxhia: I vrau Nuredin Dumani! Ishte i maskuar, uli xhamin e makinës dhe i qëlloi

I penduari i drejtësisë Klevis Alla ka dëshmuar para Gjykatës së Posaçme, detaje të reja në lidhje me vrasjen e vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, të cilët u ekzekutuan pranë tregut të automjeteve në Shënvlash të Durrësit më 2 mars 2020. Sipas tij, autor i vrasjes është i penduari tjetër i drejtësisë, Nuredin Dumani, dhe një person tjetër.

Alla ka treguar se ditën e ngjarjes është takuar me Nuredin Duminin i cili mbante në kokë një kapuç dhe bashkë me të ishte edhe një person tjetër të cilin dëshmitari thotë se nuk e njihte por dyshohet të ketë qenë Henrik Hoxha, i cili në dëshminë e tij e ka pranuar përfshirjen në krim. Para gjykatës, Alla pranoi se e ka telefonuar Besmir Haxhinë për tu takuar, dhe ai "nuk është vonuar shumë dhe ka ardhur tek tregu i Shënavlashit".

"Sapo makina tip "Golf 6" është afruar,  Nuredin Dumani ka ulur xhamin e mjetit dhe ka qëlluar, ndërsa autori tjetër ka qëlluar me xham të mbyllur. Pasi ka qëlluar mbi dy vëllezërit, Nuredini ka zbritur nga makina dhe është afruar ku ka qëlluar sërish mbi ta. Pas këtij veprimi ata kanë lëvizur drejt varrezave ku Nuredini dhe ai personi tjetër kanë zbritur dhe kanë marrë rrugën drejt Tiranës", ka dëshmuar ai.

Dëshmitari ka treguar më tej se e ka braktisur makinën "Mercedez Benz" disa metra poshtë varrezave aty ku ka hedhur edhe armët e zjarrit. Një ditë pas krimit, Alla kishte lëvizur makinën nga vendi ku e kishte lënë pasi, kishte parë se në zonë kishte lëvizje të policisë.

"Të nesërmen kam dalë për të pirë kafe me një shok dhe pastaj kam shkuar tek makina e braktisur dhe e kam lëvizur pak më poshtë pasi në zonë po lëviznin disa policë".

Procesi për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia po zhvillohet si një i vetëm me vrasjet e shtetasve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Shkak I bashkimit të dosjeve nga SPAK u bë fakti se viktimat kishin njohje dhe marrëdhënie miqësore mes tyre me dy viktimat, Shkoza dhe Avdia. Katër vrasjet, sipas prokurorisë, janë kryer nga grupi I Talo Çelës, ku bënin pjesë Nuredin Dumani, Klevis Alla, Altin Ndoci, Besian Xhixha dhe Enver Diva. Për vrasen e dy vëllezërve Haxhia ishin paguar me 5 mijë euro dy persona të tjerë të cilët nuk e realizuan krimin pasi njëri prej tyre u prek nga COVID. Më pas në veprim hyri Nuredin Dumani I cili realizoi atentatin.

Por si lindi ky konflikt mes grupit që dikur grabiti paratë në Rinas?

Nuredin Dumani dhe Talo Çela, të dy në kërkim për vrasjen e dyfishtë, kanë qenë miq, e paratë që morën nga grabitja në Rinas, ia lanë në ruajtje vëllezërve Haxhiaj në Durrës. Sipas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë dy shokët Talo e Dumani dyshuan se Haxhiajt u vodhën një pjesë të lekëve dhe urdhëruan vrasjen.

Por edhe pas vrasjes së dy vëllezërve konflikti mes grupit është agravuar. Disa muaj më pas, më 16 shtator 2020 Talo Çelës në qytetin e Elbasanit i vritet vëllai Bujar Çela, e sipas prokurorisë i dyshuar për këtë krim është Nuredin Dumani i identifikuar nga një kartmonedhë teksa furnizoi automjetin me karburant 20 minuta para krimit.

Vëllezërit Haxhia

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës