I përfundoi misioni i tij në Shqipëri, Spiropali pret Ambasadorin e Italisë Fabrizio Bucci

I përfundoi misioni i tij në Shqipëri, Spiropali pret Ambasadorin e Italisë Fabrizio Bucci

Fabrizio Bucci dhe Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Spiropali e falenderoi Ambasadorin Fabrizio Bucci për shërbimin në Shqipëri si një diplomat i spikatur, me dashurinë dhe përkushtimin e një miku që njeh nga afër vendin dhe njerëzit si edhe kompleksitetin e marrëdhënieve historike dhe të sotme mes dy vendeve tona, si një partner i afërt që kontribuoi në zgjerimin e marrëdhënieve mes institucioneve, afrimin e qytetarëve, dhe në mënyrë të veçantë në thellimin e bashkëpunimit parlamentar.

Kryetarja e Kuvendit, i dorëzoi Ambasadorit Bucci një Certifikatë Mirënjohjeje, në emër të Kuvendit, për kontributin në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe thellimin e Partneritetit Strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë si edhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Dhomës së Deputetëve e Senatit të Republikës së Italisë, gjatë shërbimit si Ambasador në Shqipëri në vitet 2020-2025.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)