TIRANE - Besim Ndregjoni, kryetari i shoqatës së ish-të përndjekurve politikë, është shoqëruar këtë mëngjes në komisariatin numër 1 në kryeqytet dhe do të procedohet penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Shtetit, pasi ishte ai që nxiti turmën e njerëzve për dhunë ndaj institucioneve dhe bunkerit, simbol të komunizimit. Akuza e cila rëndon mbi Ndregjonin është ajo e “Thirrjes publike për veprime të dhunshme”.
Pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, Ndregjoni doli në podium duke marrë fjalën dhe bëri thirrje se të gjithë së bashku siç ishin në bulevard të drejtoheshin drejt Ministrisë së Brendshme, për të shembur bunkerin. Fill pas kësaj e gjithë masa e njerëzve u drejtua për tek ministria e Brendshme.

Policia e gjetur e papërgatitur për këtë plan, ka nxituar të transferojë grupet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nga kryeministria tek ministria e Brendshme,duke tentuar të mbrojnë strukturën e bunkerit. Por të parët kishin mbërritur protestuesit e opozitës që kishin filluar të shkelmonin llamarinat rreth strukturës së betonit. Policia në fillim ka tentuar të shpërndajë protestuesit, por shumë shpejt është tërhequr nga ky vendim, duke lënë gjithçka në dorë të protestuesve.
Në fakt siç u fol mes radhëve të policisë, ka qenë një urdhër i ministrit Tahiri për të mos bërë asnjë rezistencë dhe për pasojë policia është tërhequr.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTOLAJM/ Marquee Tirana 2015 drejt rikthimit në normalitet